Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte në Istog, Ekrem Bajroviq.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
01/06/2026
in Category
0
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte në Istog, Ekrem Bajroviq.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka rihapur shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte, Ekrem Bajroviq.

Kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, në seancën e së hënës tha se shqyrtimi gjyqësor do të rihapet për arsye se në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit do të ftohet Naim Elshani për të sqaruar edhe një herë disa rrethana të krijuara gjatë këtij shqyrtimi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Syla tha se Gjykata vlerësoi se duhet të ftohet edhe një herë ky dëshmitar, për t’i sqaruar këto rrethana.

Seanca e radhës u caktua për një datë tjetër.

Pra, sot ishte paraparë të shpallet aktgjykimi në këtë rast, por Gjykata vlerësoi të rihapet shqyrtimi gjyqësor.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, me 19 korrik 2024 të akuzuarin Ekrem Bajroviq e ka dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte gjatë vitit 1998-1999 në Komuën e Istogut dhe fshatrat përreth.

Ky vendim i Themelores, ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit më 21 maj 2025, me të cilën ishte refuzuar ankesa e mbrojtjes ndaj aktgjykimit të shkallës së parë. Mbrojtja kishte pretenduar se vendimi  Themelores ishte përfshirë në shkelje të dispozitave të procedurës penale dhe se nuk përmban faktet vendimtare të çështjes penale. Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë me të drejtë ka vendosur si në aktgjykimin e ankimuar.

Po, rasti është kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme, e cila përmes vendimit të përpiluar më 4 dhjetor 2025, ka miratuar kërkesën për mbrotjtje të ligjshmërisë të mbrojtjes së Bajroviq, avokatëve Ljubomir Pantoviq dhe Milosh Deleviq.

Supremja ka arsyetuar se disa prej dëshmitarëve, në shqyrtim gjyqësor kishin deklaruar se për këtë çështje kanë dhënë deklartaë edhe në autoritetet e UNMIK-ut dhe EULEX-it, e të cilat nuk gjenden në shkresat e lëndës. Andaj ato duhet të sigurohen dhe të shqyrtohen me provat ekzistueses që gjenden në shkresat e lëndës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të ngritur më 15 shtator 2023, Ekrem Bajroviq po akuzohet se gjatë viteve 1998-1999 ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile, në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.

Bajroviq akuzohet se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të popullsisë civile, plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Related

Previous Post

Aleanca e Bizneseve: ATK “u ngut” me ndalimin e pagesave cash mbi 2 mijë euro, goditet diaspora dhe konsumatori.

Next Post

“Shpërthen” Kica-Xhelili: Ky pushtet ka trajtuar gjithçka si plaçkë.

Next Post
“Shpërthen” Kica-Xhelili: Ky pushtet ka trajtuar gjithçka si plaçkë.

“Shpërthen” Kica-Xhelili: Ky pushtet ka trajtuar gjithçka si plaçkë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.