Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë intensifikuar koordinimin për parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme gjatë procesit zgjedhor.
Në një takim të përbashkët, koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula, njoftoi se janë caktuar ekipe kujdestare të prokurorëve dhe zyrtarëve prokurorialë për trajtimin e çdo parregullsie.
Edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, bëri të ditur se policia ka angazhuar ekipe kujdestare për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve.
Institucionet thanë se kanë pranuar informacione për qytetarë, kryesisht nga diaspora, që kanë fotografuar ose incizuar votën dhe e kanë publikuar në rrjete sociale.
Sipas njoftimit, disa persona tashmë janë identifikuar dhe rastet po verifikohen. Autoritetet paralajmëruan se “secili prej tyre do të mbahet përgjegjës për veprimet e tyre”.

