Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Costa nga Prishtina: Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
03/06/2026
in Category
0
Costa nga Prishtina: Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale.
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Prishtinë se Bashkimi Evropian e mbështet vazhdimisht Kosovën dhe proceset e saj eurointegruese.

Ai ka theksuar se do të zhvillojë takime me udhëheqësit institucionalë dhe politikë në Kosovë, përfshirë ushtruesen e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe përfaqësues të partive opozitare.

Costa ka theksuar se, në prag të zgjedhjeve, mesazhi i tij është që partneriteti me BE-në vjen me përgjegjësi dhe se integrimi evropian duhet të jetë prioritet përtej ndarjeve politike.

Zyrtari i lartë evropian ka shtuar se Kosova ka nevojë për institucione të forta dhe funksionale, të afta për të zbatuar reformat dhe për të përmbushur obligimet në kuadër të dialogut me Serbinë.

Ndërsa Kosova po shkon drejt zgjedhjeve këtë fundjavë, mesazhi im është i thjeshtë: partneriteti ynë vjen me përgjegjësi. I inkurajoj udhëheqësit politikë që ta bëjnë integrimin në BE një përparësi, përtej ndarjeve politike, dhe të punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët. Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të zbatuar reformat, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian dhe duke përmbushur të gjitha angazhimet e Dialogut Beograd-Prishtinë – shkroi Costa.

Related

Previous Post

Aktakuzë ndaj shoferit në Prizren, dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal ku vdiq 34-vjeçari.

Next Post

Kujdes në trafik: Disa segmente të autostradave mbyllen më 5, 6 dhe 7 qershor.

Next Post
Kujdes në trafik: Disa segmente të autostradave mbyllen më 5, 6 dhe 7 qershor.

Kujdes në trafik: Disa segmente të autostradave mbyllen më 5, 6 dhe 7 qershor.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.