Kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku, ka falënderuar mbështetësit e kësaj partie.
Ai ka bërë me dije se pa ndihmën e tyre nuk do të ishte mundshëm rezultati i 7 qershorit.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se tani Kosova ka nevojë për stabilitet.
“Por përtej vetes sonë, tani është koha t’i japim vendit drejtim. Kosova jonë vazhdon të jetë në krizë. Kosova jonë ka nevojë për stabilitet. LDK për të dytën herë arriti të krijojë parakushte për balancë demokratike para kontrollit absolut. Nuk ishte e lehtë. Pa punën tonë Kosova do të dukej e frikshme. Tani na duhet maturi, vizion, dhe apetit për zhvillim të vendit. Prandaj, një rrugë e gjatë na pret përpara. Dhe këtë rrugë do ta ecim bashkë”, ka shkruar ai.

