Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Bilanci i 7 Qershorit: 5 persona të ndaluar dhe 17 vepra me elemente penale.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
10/06/2026
in Category
0
Bilanci i 7 Qershorit: 5 persona të ndaluar dhe 17 vepra me elemente penale.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetiti, Agron Qalaj, është takuar sot me Koordinatoren Kombëtare për Zgjedhje, prokuroren Laura Pula ku kanë diskutuar rreth ditës së zgjedhjeve dhe incidenteve të ndodhura.

Sipas një njoftimi për media Qalaj theksoi se toleranca zero ndaj çdo përpjekjeje për cenimin e vullnetit të qytetarëve dhe reagimi i menjëhershëm ndaj çdo dyshimi për parregullsi kanë dëshmuar vendosmërinë e Prokurorit të Shtetit për të mbrojtur ligjshmërinë, integritetin e zgjedhjeve dhe të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të votuar lirshëm.

Koordinatorja Pula,  e ka informuar Qalajn se gjatë ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, Prokurori i Shtetit ka pranuar disa informata dhe, pas verifikimit dhe trajtimit të tyre, deri në mbyllje të procesit të votimit, është konstatuar se vetëm shtatëmbëdhjetë prej tyre paraqesin elemente të kryerjes së veprave penale kundër të drejtës së votimit.

“Nga të gjitha këto raste, po atë ditë  janë ndaluar pesë persona, ndërsa dymbëdhjetë persona janë liruar në procedurë të rregullt”, thekson komunikata.

Po ashtu, prokurorja Pula informoi se është duke monitoruar trajtimin e këtyre rasteve nëpër prokuroritë themelore dhe se, deri më tani të gjitha rastet janë duke vazhduar në procedurë të rregullt.

 

Related

Previous Post

Numërohen 70% e votave – zbulohen emrat që po dominojnë garën për deputetë.

Next Post

Shokon inflacioni: Arrin 6.8 për qind, çmimet s’po ndalen.

Next Post
Shokon inflacioni: Arrin 6.8 për qind, çmimet s’po ndalen.

Shokon inflacioni: Arrin 6.8 për qind, çmimet s’po ndalen.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.