Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri të mërkurën në orën 10:00 janë shqyrtuar 7.295 pako me fletvotime nga jashtë vendit.
Prej tyre, 7.153 janë aprovuar, ndërsa 142 janë refuzuar.
Sipas Elezit, arsyeja kryesore e refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit, çka ka çuar në refuzimin e 114 pakove.
“Pas përfundimit të këtij procesi, KQZ-ja do të publikojë numrin përfundimtar të pakove që do t’i nënshtrohen numërimit”, deklaroi ai.
KQZ-ja ka bërë të ditur se nga 23 kuti postare në 22 shtete janë tërhequr mbi 85.700 pako me fletëvotime.

