Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Gjykata Supreme: Ndalimi i xhamave të errët në vetura shpallet i paligjshëm.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
11/06/2026
in Category
0
Gjykata Supreme: Ndalimi i xhamave të errët në vetura shpallet i paligjshëm.
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Supreme i ka shfuqizuar pjesërisht dispozitat e Udhëzimit Administrativ për xhamat e errët të veturave, për shkak të mungesës së bazës ligjore.

Supremja ka konstatuar se Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor dhe Ligji për Automjete nuk përmbajnë ndalim të përgjithshëm për vendosjen e materialeve errësuese apo zëvendësimin e xhamave të automjeteve me xhama të errësuar.

‘Përkundrazi, legjislacioni në fuqi parashikon mundësinë e modifikimeve në automjete, me kusht që ato t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit teknik dhe atestimit sipas standardeve të përcaktuara me ligj”, theksohet në njoftim.

Ministria e Punëve të Brendshme ishte paditur lidhur me këtë çështje nga Organizata Joqeveritare “Marakli t’Kerreve” dhe Institutit “TriPika – Sport, Sociale, Ekonomi”.

“Sipas vlerësimit të Gjykatës, paragrafi 1 i nenit 7 vendoste një kufizim që nuk gjendet në ligj, duke lejuar xhamat e errët vetëm për automjetet që i kanë të instaluara nga prodhuesi, ndërsa paragrafi 3 ndalonte në mënyrë të përgjithshme vendosjen e folieve errësuese në xhamat e automjeteve. Gjykata vlerësoi se këto dispozita nuk përbënin thjesht zbatim apo konkretizim të ligjit, por krijonin kufizime të reja materiale që ligjvënësi nuk i kishte paraparë”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka konstatuar se paragrafi 4, i cili parashihte lejimin e përjashtimeve me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme, ishte i lidhur ngushtë me ndalimin e parashikuar në paragrafin 3 dhe, për rrjedhojë, nuk mund të qëndronte në fuqi pasi vetë ndalimi bazë rezultoi i paligjshëm.

“Në vendimin e saj, Gjykata ka theksuar se organet administrative mund të nxjerrin akte nënligjore vetëm për të zbatuar dhe konkretizuar ligjin, por jo për të krijuar ndalime apo kufizime të reja që nuk burojnë nga dispozitat ligjore. Çdo kufizim i të drejtave ose i mundësive të përdorimit të automjeteve duhet të mbështetet në autorizim të qartë ligjor dhe të respektojë parimet e ligjshmërisë, sigurisë juridike dhe proporcionalitetit”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka vlerësuar se dispozitat e shfuqizuara krijonin trajtim të ndryshëm për automjete që ndodhen në situata të krahasueshme, pa një bazë të qartë ligjore dhe pa u dëshmuar nevoja për një dallim të tillë në funksion të mbrojtjes së interesit publik.

“Ndërkaq, sa i përket paragrafit 2 të nenit 7, Gjykata ka gjetur se ai përbën një dispozitë administrative dhe teknike që rregullon evidentimin e xhamave të errët në dokumentacionin e regjistrimit të automjetit dhe nuk vendos kufizime apo ndalime që bien ndesh me ligjin. Për këtë arsye, kjo dispozitë ka mbetur në fuqi”, thuhet tutje në vendim

 

Të fundit
Numërimi drejt fundit, këta janë kandidatët më të votuar nga rreth 90% e votave
 11:50 | 11 Qershor 2026
Interesim i madh për prezantimin e raportit të britanikëve që “tronditi” Gjykatën Speciale
 11:50 | 11 Qershor 2026
Specialja e bojkoton raportimin e ekspertëve britanikë në Hagë që ngriti shqetësime për funksionimin e saj
 11:41 | 11 Qershor 2026
Irani: Sulmet e SHBA-së ‘e bëjnë armëpushimin të pakuptimtë’
 11:39 | 11 Qershor 2026
KQZ vazhdon verifikimin e votave të ardhura me postë: Mbi 22 mijë pako u aprovuan, 755…
 11:23 | 11 Qershor 2026
Refuzimi i gazit amerikan, Avdullah Hoti bën thirrje për protesta
 10:49 | 11 Qershor 2026

Të ngjashme

Related

Previous Post

Refuzimi i gazit amerikan: Avdullah Hoti bën thirrje për protesta në vend.

Next Post

Rasti i rëndë: 25-vjeçari dyshohet se mori të miturën nga Prekazi dhe e dhunoi në Fushë Kosovë.

Next Post
Rasti i rëndë: 25-vjeçari dyshohet se mori të miturën nga Prekazi dhe e dhunoi në Fushë Kosovë.

Rasti i rëndë: 25-vjeçari dyshohet se mori të miturën nga Prekazi dhe e dhunoi në Fushë Kosovë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.