Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Drenica ia kthen shpinën LVV-së? Kurti nuk arrin as 2 mijë vota, Mehani e Geci larg Kuvendit.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
11/06/2026
in Category
0
Drenica ia kthen shpinën LVV-së? Kurti nuk arrin as 2 mijë vota, Mehani e Geci larg Kuvendit.
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, arriti t’i ‘rrëmbejë’ veç 14 për qind të votave në Skenderaj, për dallim nga komunat e tjera, ku kryesisht ka dalë e para.

Sipas rezultateve preliminare, VV ka marrë 2 mijë e 242 vota në këtë komunë.

Renditja e kandidatëve nis nga kreu, Albin Kurti, pas tij Glauk Konjufca, Hysni Mehani, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Ejup Maqedonci dhe Hajrulla Çeku – si 10-shja e parë.

Mehani, i cili ndonëse mori mbështetje nga partia pas rastit me Lushtakun, duket se është larg ulëses në Kuuvend.

Në nivel vendi, ai është i renditur i 81-ti, me 7 mijë e 449 vota, të pamjaftueshme për t’u bërë deputet bazuar në rezultatin zgjedhor.

Ndërsa Fatos Geci – emri i kësaj liste, që u kritikua shumë kohën e fundit, duket se ia pa sherrin deklaratave të tij skandaloze ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në total, Geci ka marrë 7,834 Vota, duke u renditur aktualisht i 76-ti, ndësa në komunën e vet s’i ka marrë as 200 vota – e edhe më pak në fshatin e tij, Llaushë, ku veç 35 banorë e votuan.

Related

Previous Post

Rriten tarifat bankare: 5 euro për çdo pagesë brenda bankës.

Next Post

Numërimi drejt fundit: Sot hapen kutitë e votave nga përfaqësitë diplomatike.

Next Post
Numërimi drejt fundit: Sot hapen kutitë e votave nga përfaqësitë diplomatike.

Numërimi drejt fundit: Sot hapen kutitë e votave nga përfaqësitë diplomatike.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.