Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Vetëm 10% e votave pa u numëruar: Kush siguron mandatin e kush mbetet jashtë Kuvendit?

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
11/06/2026
in Category
0
Vetëm 10% e votave pa u numëruar: Kush siguron mandatin e kush mbetet jashtë Kuvendit?
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë që garuan në zgjedhjet e 7 qershorit po shkon drejt fundit. Qendrat Komunale tashmë kanë procesuar gati 90 për qind të vendvotimeve dhe tashmë po bëhet e qartë se kush do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Bazuar në njoftimin e fundit të KQZ-së, verifikimi dhe numërimi ka përfunduar në 29 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 2,118 nga 2,498 vendvotime apo 84.79%,

Ndërkaq procesi nuk është përmbyllur ende në 9 QKN-të tjera:

Fushë Kosovë (56/62);  Suharekë (73/86);  Vushtrri (79/89);  Mitrovicë e Jugut (98/100);  Gjilan (80/127); Gjakovë (116/144); Ferizaj (126/146);  Prizren (133/232); Prishtinë (107/262).

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat transmetohen në platformën për rezultate, në këte LINK.

Teksa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës.

“Deri në përfundim të ditës së mërkurë (10 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë më shumë se 23 mijë e 300 pako, prej të cilave janë aporvuar 22,601, ndërkaq janë refuzuar 755. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 699 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ.”

Gjatë periudhës së regjistrimit, 6 maj – 17 maj 2026, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës është 104,480 votues.

Related

Previous Post

Sulm i rëndë në Malishevë: Qëllohet autobusi me udhëtarë në Pagarushë, arrestohet i dyshuari.

Next Post

Gara për Kryeprokuror të Shtetit: Konfirmohen 5 kandidatët për postin më të lartë në Prokurori.

Next Post
Gara për Kryeprokuror të Shtetit: Konfirmohen 5 kandidatët për postin më të lartë në Prokurori.

Gara për Kryeprokuror të Shtetit: Konfirmohen 5 kandidatët për postin më të lartë në Prokurori.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.