Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Ambasada amerikane: Ngërçi i vazhdueshëm po i kushton Kosovës, kërkohet veprim urgjent nga udhëheqësit.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
11/06/2026
in Category
0
Ambasada amerikane: Ngërçi i vazhdueshëm po i kushton Kosovës, kërkohet veprim urgjent nga udhëheqësit.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova ka mbajtur tre palë zgjedhje në më pak se dy vite, gjë që e ka futur vendin në një ngërç të vazhdueshëm institucional dhe ka penguar progresin e vendit.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka thënë se kjo po i kushton Kosovës me mundësi të humbura. Sipas amerikanëve është koha që liderët politikë në Kosovë t’i japin prioritet stabilitetit dhe progresit në të mirë të të gjithë qytetarëve.

“Ky ngërç i vazhdueshëm politik po i kushton Kosovës me mundësi të humbura. Ka ardhur koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”- thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Udhëheqësit politikë të Kosovës, sipas Ambasadës amerikane duhet të punojnë së bashku për formimin e institucioneve në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Qytetarët e Kosovës presin nga liderët e tyre që ta përmbushin zotimin për të vepruar në interesin më të mirë të vendit”, kanë thënë nga Ambasada amerikane.

Related

Previous Post

Fillon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, 35 komuna e përfundojnë procesin brenda vendit.

Next Post

“Prishtina Jonë” publikohet në Ditën e Çlirimit – kënga që ngjall nostalgji për kryeqytetin.

Next Post
“Prishtina Jonë” publikohet në Ditën e Çlirimit – kënga që ngjall nostalgji për kryeqytetin.

“Prishtina Jonë” publikohet në Ditën e Çlirimit – kënga që ngjall nostalgji për kryeqytetin.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.