Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Prishtina Jonë” publikohet në Ditën e Çlirimit – kënga që ngjall nostalgji për kryeqytetin.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
11/06/2026
in Category
0
“Prishtina Jonë” publikohet në Ditën e Çlirimit – kënga që ngjall nostalgji për kryeqytetin.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, më 11 qershor 2026, është lansuar projekti muzikor “Prishtina Jonë”, një dedikim për kryeqytetin dhe për të gjithë ata që kanë lindur, janë rritur ose ruajnë kujtime të veçanta nga Prishtina.

Kënga sjell emocionin dhe nostalgjinë e një prishtinali që jeton larg vendlindjes, por vazhdon ta ndjejë dhe ta kujtojë me mall qytetin e tij. Teksti është shkruar nga Ilir Munishi, ndërsa muzika është realizuar nga FeniX Music Production, nën autorësinë e Orli Zhubit.

Për orkestrimin dhe audio-masterizimin e vokalit është kujdesur BB Music, respektivisht producenti Beni Baksi.

Një element i veçantë i këtij projekti është realizimi i videoklipit, i cili është xhiruar tërësisht me smartphone dhe dron. Xhirimet dhe montazhi janë realizuar nga Besart Galica.

Autorët e projektit kanë falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e tyre në realizimin e kësaj kënge, e cila synon të zgjojë emocione dhe kujtime te secili që e ndjen Prishtinën si pjesë të jetës së tij.

“Prishtina Jonë” tashmë është publikuar për publikun dhe pritet të mirëpritet nga adhuruesit e muzikës dhe qytetarët që kanë një lidhje të veçantë me kryeqytetin.

 

 

Related

Previous Post

Ambasada amerikane: Ngërçi i vazhdueshëm po i kushton Kosovës, kërkohet veprim urgjent nga udhëheqësit.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.