Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Operacion i Policisë në Prishtinë, Gjilan e Prizren, arrestohen tre zyrtarë – Sekuestrohen mijëra euro, veturë e armë.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
17/06/2026
in Category
0
Operacion i Policisë në Prishtinë, Gjilan e Prizren, arrestohen tre zyrtarë – Sekuestrohen mijëra euro, veturë e armë.

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 100

0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale, pas kontrollove që janë kryer në tri lokacione të ndryshme, Prishtinë, Gjilan dhe Prizren.

Nga policia shtohet edhe se, operacioni është realizuar me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive relevante për rastin, pasi dyshohet se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë arritur të falsifikojnë dokumente të ndryshme përmes kryerjes së veprave penale.

Tutje, njoftohet po ashtu edhe që, janë sekuestruar përkohësisht: rreth pesëdhjetë mijë euro para kesh (vlera e përgjithshme); një veturë; një armë zjarri – pa leje;  dyshtëpiza kompjuteri; tre telefona mobilë dhe disa dëshmi-autorizime-kontrata; dhe, dokumente të ndryshme që do të jenë pjesë e provave në rast.

Njoftimi:

Arrestohen tre persona të dyshuar për përfshirje në veprimtare penale

Prishtinë, më 17 qershor 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas një pune hetimore disa mujore, me datën 17.06.2026, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku në koordinim me prokurorin e PTH-Ferizaj dhe në bashkëpunim me njësitë tjera policore, është kryer urdhërkontroll në tre lokacione të ndryshme, në regjionet Prishtinë, Gjilan dhe Prizren.

Operacioni policor është realizuar me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive relevante për rastin, pasi dyshohet se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin arritur të falsifikojnë dokumente të ndryshme përmes kryerjes së veprave penale.

Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit, lidhur me rastin, janë siguruar dhe janë sekuestruar përkohësisht:

• rreth pesëdhjetë mijë euro para kesh (vlera e përgjithshme),

• një veturë,

• një armë zjarri – pa leje,

• dy (2) shtëpiza kompjuteri,

• tre (3) telefona mobilë dhe disa dëshmi-autorizime-kontrata dhe

• dokumente të ndryshme që do të jenë pjesë e provave në rast.

Të dyshuarit e arrestuar lidhur me këtë rast janë shoqëruar në zyrat e njësisë përkatëse për intervistim.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, Neni 414,  ‘falsifikimi i dokumenteve’, Neni 390,  dhe ‘legalizimi i përmbajtjes së rreme’ neni 395 i KPRK-së, të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

 

 

 

Të fundit
Dy persona gjobiten me nga 200 euro në Ferizaj, u kapën duke hedhur mbeturina në vende…
 15:47 | 17 Qershor 2026
Rama ndan pamje: Kështu do duket Prishtina me tram dhe autobusë elektrikë
 15:36 | 17 Qershor 2026
Skandali i faturave në MINT: Nën Rozeta Hajdarin, shteti humbi mbi 148 mijë euro në gjykatë
 15:26 | 17 Qershor 2026
Përfundon numërimi i votave me postë për zgjedhjet e 7 qershorit
 15:09 | 17 Qershor 2026
Kontrollet intensive në dogana, sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit
 15:03 | 17 Qershor 2026
Trump shkoi me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
 14:55 | 17 Qershor 2026

Related

Previous Post

Dy persona gjobiten me nga 200 euro në Ferizaj, u kapën duke hedhur mbeturina në vende të papërshtatshme.

Next Post

Rama ndan pamje: Kështu do duket Prishtina me tram dhe autobusë elektrikë.

Next Post
Rama ndan pamje: Kështu do duket Prishtina me tram dhe autobusë elektrikë.

Rama ndan pamje: Kështu do duket Prishtina me tram dhe autobusë elektrikë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.