Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kërkojnë rinumërim të votave brenda partisë: Haxhiu dhe Kryeziu ankohen në PZAP, shtyhet shpallja e rezultateve përfundimtare.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
22/06/2026
in Category
0
Kërkojnë rinumërim të votave brenda partisë: Haxhiu dhe Kryeziu ankohen në PZAP, shtyhet shpallja e rezultateve përfundimtare.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dorëzimi i ankesave në PZAP nga dy kandidatë për deputetët të PDK-së ka bërë që të shtyhet shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e 7 qershori.

Kandidatët për deputetë Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu kanë pretenduar se u është bërë e padrejtë në procesin e numërimit të votave.

Në ankesat e tyre, ata kanë kërkuar rinumërimin të plotë votave brenda partisë.

Kandidati Bekim Haxhiu ka bërë me dije se ankesa e tij është e bazuar në fakte.

“Sot kam paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo kërkesë nuk bazohet në supozime apo pakënaqësi me rezultatin, por në fakte të konfirmuara nga vetë procesi i rinumërimit të zhvilluar nga KQZ. Rinumërimi i vetëm 185 vendvotimeve, që përfshin rreth 3.52% të votave të PDK-së, dëshmoi se kishte gabime në numërimin fillestar. Edhe në këtë mostër të kufizuar, më janë shtuar 6 vota që nuk ishin numëruar më parë. Kur diferenca ndërmjet kandidatëve është vetëm 102 vota, çdo votë ka rëndësi dhe çdo pasaktësi mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar”, ka thënë ai, duke shtuar se vetëm një verifikim i plotë mund të garantojë që mandati parlamentar t’i takojë kandidatit që ka fituar besimin e qytetarëve dhe që çdo votë të numërohet saktë.

“Besimi në procesin zgjedhor ndërtohet mbi transparencën, ligjshmërinë dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve. Pres që PZAP-i ta shqyrtojë këtë ankesë në mënyrë të paanshme dhe të marrë një vendim që garanton integritetin e zgjedhjeve dhe mbrojtjen e çdo vote”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Edhe kandidat tjetër për deputet i PDK-së, Qëndrim Kryeziua ka pretenduar si i janë manipuluar votat.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se pas ankesës së tij shumë qytetarë iu kanë lajmëruar se e kanë votuar.

“Pas kërkesës për rinumërim të votave, më kanë ardhur qindra mesazhe mbështetëse nga qytetarët që thonë se më kanë votuar. Ata po kërkojnë një gjë më elementare të demokracisë, të mos u vidhet vullneti politik. Ju them me guxim të gjithë votuesve, veçanërisht atyre që dhanë votën për m’u, se do të përdori çdo mekanizëm ligjor për të çuar në vend votën tuaj, nuk do ta kursej askënd që ka prekur vullnetin tuaj politik për motive të ulëta e joligjore. Të bëhemi bashkë për të raportuar çdo vjedhje të votës. PZAP do të ketë punë me hajnat. Aty ku vidhet vota shembet demokracia”, ka shkruar ai.

Pas pranimit të këtyre ankesave PZAP-ja ka afat deri të martën që të marrë vendim.

Vetëm pas shqyrtimit të këtyre ankesave, KQZ-së i hapet rrugë për shpalljen së rezultateve përfundimtare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se KQZ-ja është në pritje te shqyrtimit të ankesave.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Pas marrjes së këtyre vendimeve, mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në“, ka thënë ai.

Related

Previous Post

Kosova mes importit të shtrenjtë të rrymës dhe ofertës amerikane për gaz.

Next Post

“Hajde rrenë hajde”: Ymeri e LDK-së ironizon me projektin e Qeverisë Kurti për gazifikimin e thëngjillit.

Next Post
“Hajde rrenë hajde”: Ymeri e LDK-së ironizon me projektin e Qeverisë Kurti për gazifikimin e thëngjillit.

“Hajde rrenë hajde”: Ymeri e LDK-së ironizon me projektin e Qeverisë Kurti për gazifikimin e thëngjillit.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.