Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

40 raste me fruth të konfirmuara në Kosovë brenda dy muajve.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
22/06/2026
in Category
0
40 raste me fruth të konfirmuara në Kosovë brenda dy muajve.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se nga mesi i prillit deri më 22 qershor 2026 janë identifikuar 40 raste të fruthit në vend.

Sipas statistikave të publikuara nga instituti, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Ferizaj me 11 të infektuar, ndërsa Prishtina renditet e dyta me 9 raste. Kaçaniku ka raportuar 6 raste, Fushë-Kosova 3, ndërsa nga dy raste janë evidentuar në Lipjan, Vushtrri, Shtime dhe Obiliq. Nga një rast është konfirmuar edhe në Gjilan, Drenas dhe Deçan.

Autoritetet shëndetësore u kanë bërë apel qytetarëve që të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse shfaqin simptoma karakteristike të sëmundjes, përfshirë temperaturë të lartë, skuqje në lëkurë, kollë, rrufë ose inflamacion të syve.

“Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare. Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa-vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik”, thotë IKShPK.

Related

Previous Post

Gruaja e Shpati Kasapit, Selvija mban premtimin, publikohet një tjetër këngë e lënë pas nga këngëtari.

Next Post

Një person bie nga shtylla elektrike në Klinë, dërgohet në spital.

Next Post
Një person bie nga shtylla elektrike në Klinë, dërgohet në spital.

Një person bie nga shtylla elektrike në Klinë, dërgohet në spital.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.