Ankesat e banorëve në kryeqytet që në disa zona po ka mungesë të ujit, sikur në rrugën “Isa Kastrati” dhe “Sokol Sopi” në kryeqytet, iu ka dhënë përgjigje, zëdhënësja e Ujësjellësit Prishtina, Arjeta Mjeku.
Ajo përmes një lidhje në Kanal 10 ka thënë se konsumimi i ujit është rrit, e veçanerisht në pikat e ulëta ku ne e menaxhojmë, prandaj janë edhe disa pika të larta ku ka mungesë ngase disa lagje furnizohen me anën e pompimit, prandaj edhe po kërkojmë që uji të mos keqpërdoret.
“Vjedhja më e rëndë e ujit, apo keqpërdorimet e ujit janë në lidhjet ilegale të sistemit të ujit”, tha mes tjerash Mjeku, duke kërkuar që qytetarët t’i kryejnë edhe obligimet dhe pagesat që i kanë ndaj Ujësjellësit

