Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

BE-ja: Drejtësia për viktimat e luftës dhe përgjegjësia për autorët e krimeve nuk janë opsionale.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
25/06/2026
in Category
0
BE-ja: Drejtësia për viktimat e luftës dhe përgjegjësia për autorët e krimeve nuk janë opsionale.
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hapja e arkivave shtetërore, ushtarake dhe policore të Serbisë mbetet thelbësore për zbardhjen e fatit të rreth 1.560 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Kështu u tha në përmbyllen e projektit “Shpalosja e së Vërtetës: Luftimi i Gazetarisë Monoetnike dhe Avokimi për Personat e Zhdukur në Kosovë”.

Zëvendësshefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, tha se mbështetja për drejtësinë tranzicionale dhe pajtimin mbetet pjesë e angazhimit afatgjatë të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe rajon.

“Bashkimi Evropian ka mbështetur prej kohësh drejtësinë tranzicionale dhe pajtimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën. Qasja jonë udhëhiqet nga parimi se këto procese duhet të jenë në pronësi vendore, gjithëpërfshirëse dhe të mbështetura në të drejtën ndërkombëtare… Shoqëria civile nuk mund ta mbajë e vetme këtë barrë. Përparimi i qëndrueshëm kërkon një angazhim më të fortë institucional dhe bashkëpunim më të ngushtë me të. Trajtimi i trashëgimisë së kaluarës nuk ka të bëjë thjesht me kthimin e vështrimit prapa. Ka të bëjë me krijimin e kushteve për një të ardhme më paqësore, më gjithëpërfshirëse dhe më demokratike. Drejtësia për viktimat, përgjegjësia për autorët e krimeve dhe përgjigjet për familjet e personave të zhdukur nuk janë çështje opsionale. Ato janë themele të domosdoshme për një pajtim të qëndrueshëm. Kjo është gjithashtu arsyeja pse drejtësia tranzicionale mbetet një element i rëndësishëm i rrugës evropiane të Kosovës dhe i së ardhmes evropiane të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Palatova

Related

Previous Post

Gjykata Speciale: Aktualisht nuk ka vendim të ri për shtyrjen e aktgjykimit.

Next Post

KQZ-ja gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare sapo të përfundojë shqyrtimi i ankesave.

Next Post
KQZ-ja gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare sapo të përfundojë shqyrtimi i ankesave.

KQZ-ja gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare sapo të përfundojë shqyrtimi i ankesave.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.