Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
30/06/2026
in Category
0
Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash.
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e imamit në Dragash, derisa në pranga ka përfunduar edhe babai i tij.

Arrestimi i babait të të dyshuarit ka ardhur pasi sipas kësaj prokurorie, dyshohet se ai nuk i ka dhënë ndihmë viktmës, pas therjes me thikë.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.H., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, është ndaluar për 48 orë edhe babai i tij, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Mosdhënia e ndihmës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njfotim.

Sipas prokurorisë, i dyshuari B.H., pas kryerjes së veprës penale, fillimisht ishte në arrati, mirëpo si rezultat i veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës është lokalizuar dhe arrestuar.

Aty thuhet se ngjarja ka ndodhur më 29 qershor 2026, rreth orës 23:15 në fshatin Zlipotok të Dragashit dhe sipas organit të akuzes, viktima, i cili ishte imam i fshatit, është privuar nga jeta me mjet të mprehtë (thikë).

Sipas njoftimit, vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.”, thuhet në njoftim.

Related

Previous Post

Protesta në Tiranë nis me tensione, protestuesit hyjnë me forcë në Politeknik për një banderolë

Next Post

Lenjani: Kosova pa plan strategjik për të menaxhuar temperaturat e larta.

Next Post
Lenjani: Kosova pa plan strategjik për të menaxhuar temperaturat e larta.

Lenjani: Kosova pa plan strategjik për të menaxhuar temperaturat e larta.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.