Prokuroria Speciale e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të gjerë në nivel vendi.
Siç mëson VOX Kosova, bastisjet e organit më të lartë të akuzës lidhen me skemën e mashtrimit me naftë dhe importimit të ujit në vend të këtij derivati.
Prokuroria nuk ka dalë ende me komunikatë lidhur me aksionin, por sipas burimeve të mediumit, cak i bastisjeve janë disa kompani të shitjes dhe importit të naftës.
Në Kosovë pompat e derivateve, shumica e tyre, janë të përfshira në një mega skemë kriminale. Ato në vend të derivateve importojnë ujë.
Në mundësim të kësaj skeme ndihmojnë institucionet e shtetit të Kosovës.
Se kjo skemë ndodhë e ka pranuar edhe Dogana.
E di edhe Prokuroria në Kosovë dhe SPAK-u në Shqipëri.
VOX Kosova gjithashtu kishte siguruar edhe pamje të kamionëve që ishin zënë duke importuar ujë në vend të naftës.


