Dy automjete janë përfshirë në një aksident trafiku në Bellopojë të Istogut.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona që ndodheshin në njërën nga veturat.
“Është raportuar se dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona që ndodheshin në njërën nga veturat dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

