Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Vita kërkon publikimin urgjent të analizave: Puna mund të rifillojë sot ose nesër.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
03/07/2026
in Category
0
Vita kërkon publikimin urgjent të analizave: Puna mund të rifillojë sot ose nesër.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori gjeneral i kompanisë, Artan Spahija, tha në një konferencë për media se një grup inspektorësh nga institucionet përkatëse ka kryer kontroll në fabrikën “Qumështorja Vita”, pas një vendimi për inspektim urgjent nga ministri në detyrë i bujqësisë Armend Muja.

Spahija tha se ata ka marrë mostra të qumështit “Vita 3.2” dhe qumështorja është në pritje të rezultateve laboratorike.

Ai kërkoi që analizat të publikohen sa më shpejt dhe u shpreh se “Vita” është e gatshme të rifillojë grumbullimin menjëherë pas përfundimit të tyre.

“Arsyeja  e vizitës të një grupi prej 15 aqpo 20 personave, fillimisht kanë ardhur si inspektorë, pastaj ka dalë se janë të ministrisë me një vendim, që me datë 2.7, ministri në detyrë, Armend Muja ka dhënë vendim për një kontroll urgjente për qumështoren Vita. Neve na ka ardhur vetëm kjo (dokument) nga këshilltarja e ministrit dhe jo nga dikush tjetër. Për fat të keq muj me thanë që ka pas grup punues që nuk është marrë fare me neve, ka pasë të MINT dhe të AUVK dhe të gjithë këtë kanë fillu vizitë në fabrikë. Dua të ju njoftoj që vendimin për pezullimin s’e ka marrë as Ministria as AUVK, këtë e kemi marrë ne si bord, arsyeja ka qenë se janë marrë mostrat të qumështit Vita 3,2 me pretendimin të analizës. Ne iu bëjmë apel që sa më shpejt të jetë ë mundur, të bëhen analizat, të publikohen dhe ne jemi të gatshëm që sot ose nesër të fillojmë me grumbullimin”, tha Spahija.

Related

Previous Post

Daka: Është e qartë, zgjedhjet janë të pashmangshme.

Next Post

“Çdo produkt është i sigurt për konsum” – Vita konfirmon uljen e kapaciteteve të prodhimit.

Next Post
“Çdo produkt është i sigurt për konsum” – Vita konfirmon uljen e kapaciteteve të prodhimit.

"Çdo produkt është i sigurt për konsum" – Vita konfirmon uljen e kapaciteteve të prodhimit.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.