Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Zhvillim në LDK: Mblidhen 1/3 e nënshkrimeve për votimin e shkarkimit të Abdixhikut.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
06/07/2026
in Category
0
Zhvillim në LDK: Mblidhen 1/3 e nënshkrimeve për votimin e shkarkimit të Abdixhikut.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nisma e brendshme për ta çuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, para votëbesimit të delegatëve ka siguruar të paktën një të tretën e nënshkrimeve të nevojshme, ka mësuar Nacionale nga burime të mirëinformuara.

Presioni ndaj Abdixhikut është rritur gradualisht brenda strukturave të LDK-së. Fillimisht, Dega e LDK-së në Pejë kërkoi “reflektim politik” dhe përgjegjësi nga lidershipi, duke deklaruar se “me shumicë votash” kishte kërkuar dorëheqjen e udhëheqjes.

Më pas, Dega e LDK-së në Lipjan kërkoi drejtpërdrejt dorëheqjen e Abdixhikut, me arsyetimin se rezultati zgjedhor në nivel vendi nuk mund t’u atribuohet vetëm strukturave lokale. Thirrjeve iu bashkua edhe Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë, e drejtuar nga Florian Dushi, e cila paralajmëroi rrezikun e margjinalizimit politik të partisë dhe kërkoi ndryshim lidershipi.

Abdixhiku, në reagimin e tij, i cilësoi kërkesat e degëve të Pejës dhe Lipjanit si të koordinuara dhe tha se ato do të duhej të adresoheshin brenda partisë. Ai pranoi se rezultati në këto dy komuna nuk ishte i kënaqshëm, por foli edhe për “sabotim të thellë” dhe për një “projekt që nuk është i LDK-së”

Sipas Statutit të LDK-së, nënshkrimet e një të tretës së anëtarëve të Kuvendit nuk e shkarkojnë automatikisht kryetarin. Ato vetëm hapin rrugën për ngritjen formale të çështjes së votëbesimit.

Me fjalë të tjera, nisma e dërgon betejën politike aty ku, sipas rregullave të partisë, merret vendimi përfundimtar: te delegatët e Kuvendit të LDK-së.

Në përbërjen statutare të Kuvendit të LDK-së janë 354 delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, ndërsa kryetari aktual është delegat me automatizëm. Kjo e çon numrin e përgjithshëm në 355. Në këtë përllogaritje, një e treta nënkupton së paku 119 nënshkrime.

Neni 27 i Statutit e rregullon përgjegjësinë e kryetarit para Kuvendit të LDK-së. Aty parashihet se, me propozimin e një të tretës së anëtarëve të Kuvendit, mund të ngrihet çështja e votëbesimit të kryetarit.

Nëse Kuvendi voton për shkarkim, mandati i kryetarit përfundon. Në rast shkarkimi apo dorëheqjeje, Kuvendi i LDK-së duhet të thirret brenda 60 ditësh.

Ky zhvillim vjen vetëm pak muaj pasi Abdixhiku kishte dalë vetë para Kuvendit të partisë për të kërkuar votëbesimin e delegatëve, pas rezultatit të dobët zgjedhor. Atëherë, ndonëse në një votim të ngushtë, shumica e delegatëve ia kishin vazhduar mandatin.

Related

Previous Post

Lladrovci me mesazh domethënës: “Liria është mrekulli ku e kaluara ka peshë”.

Next Post

Koci: Kosovari pretendon se u kërcënua dhe pagoi 2 mijë euro në kufirin me Serbinë.

Next Post
Koci: Kosovari pretendon se u kërcënua dhe pagoi 2 mijë euro në kufirin me Serbinë.

Koci: Kosovari pretendon se u kërcënua dhe pagoi 2 mijë euro në kufirin me Serbinë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.