Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

2 vjet e 3 muaj burg për të akuzuarën që sulmoi të moshuarën në Pejë.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
06/07/2026
in Category
0
2 vjet e 3 muaj burg për të akuzuarën që sulmoi të moshuarën në Pejë.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si “Orenda”, që lidhet me keqtrajtimin e një të moshuare në një shtëpi të pleqve në vitin 2022.

E pandehura Aurona Pelaj, është shpallur fajtore pasi është vërtetuar se me dashje ka përdorur forcë fizike ndaj viktimës. Gjykata e ka dënuar atë me 2 vjet e 3 muaj burgim.

Në dënimin e shqiptuar do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga 2 nëntori 2022 deri më 24 nëntor 2022, ndërsa pjesa e mbetur e dënimit do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të marrë formë të prerë.

Përveç dënimit me burgim, Gjykata ka shqiptuar edhe masën plotësuese, me të cilën Aurona Pelajt i ndalohet ushtrimi i profesionit të infermieres për një periudhë prej pesë vjetësh.

Ndërkaq, e pandehura Altina Rexhepi është liruar nga akuza. Ajo akuzohej se në bashkëkryerje me Aurona Pelajn kishte përdorur forcë ndaj viktimës duke ia mbajtur duart gjatë incidentit, mirëpo Gjykata vendosi ta lirojë nga akuza.

Sa i përket të pandehurës Remzie Kuqi, Gjykata ka refuzuar akuzën për veprën penale “Sulmi”, pasi Prokuroria ishte tërhequr nga ndjekja penale për këtë pikë të aktakuzës.

Rasti “Orenda” kishte ngjallur reagime të mëdha në opinionin publik në nëntor të vitit 2022, pas publikimit të pamjeve ku shfaqej keqtrajtimi fizik i një të moshuare nga punonjëse të shtëpisë së pleqve.

Related

Previous Post

Autostrada Shkup–Bllacë me kosto të lartë, punimet nisin në gusht.

Next Post

Isufaj: Sekuestrohen asete prej 1 milion eurosh për të goditur trafikun e drogës.

Next Post
Isufaj: Sekuestrohen asete prej 1 milion eurosh për të goditur trafikun e drogës.

Isufaj: Sekuestrohen asete prej 1 milion eurosh për të goditur trafikun e drogës.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.