Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Podujeva proteston sonte: “Jo dhunës”, qytetarët kërkojnë më shumë siguri.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
06/07/2026
in Category
0
Podujeva proteston sonte: “Jo dhunës”, qytetarët kërkojnë më shumë siguri.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata “Roja e Kohës” ka organizuar një protestë në sheshin e Podujevës, ku kanë ftuar qytetarët të bashkohen për të kërkuar rritjen e sigurisë.

Anëtari i Kryesisë së kësaj shoqate, Nexhat Llumnica për Klankosova.tv bëri të ditur se kjo protestë po organizohet pas rastit të fundit me të shtëna armësh në këtë qytet, ku mbetën të plagosur katër persona, njëri prej tyre, kalimtar rasti.

Ai bëri të ditur se protesta do të mbahet nga ora 19:00 dhe është paraparë të nisë nga sheshi i Podujevës e të vazhdojë me marshim deri te objekti i vjetër i Komunës së Podujevës.

Në listën e kërkesave të tyre përfshihen rishikimi dhe ashpërsimi i Ligjit për Armët, formimi i një reparti të specializuar për parandalimin e dhunës në komunitet, investime më të mëdha në shërbimet e shëndetit mendor, kontrolle më të rrepta për lejet e armëve, fushata sensibilizuese për edukimin e qytetarëve, përgjegjësi institucionale për dështimet në parandalimin e dhunës.

Në thirrjen e tyre, organizatorët u bëjnë apel qytetarëve që të marrin pjesë në mënyrë paqësore, me moton “Jo dhunës – Po sigurisë!”.

Related

Previous Post

I akuzuari për krime lufte në Pejë, Millorad Gjokoviq mbrohet në heshtje.

Next Post

Kapen në flagrancë me 201 bimë kanabisi, arrestohen dy persona në Podujevë.

Next Post
Kapen në flagrancë me 201 bimë kanabisi, arrestohen dy persona në Podujevë.

Kapen në flagrancë me 201 bimë kanabisi, arrestohen dy persona në Podujevë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.