Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka reaguar për vlerësimin shtetërorë sa i përket testit të arritshmërisë në institucionet arsimoe.
Gjini përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Testi i arritshmërisë është supozuar të jetë test i sistemit, jo i nxënësve.
Pra, siç ka shkruar ai “të përgjigjet në pyetjen, çfarë kualiteti nxjerrë sistemi i arsimit e jo t’i testojë nxënësit veç e veç”.
“Testi është duke dështuar tash e sa vite sepse është mekanizëm që streson fëmijët dhe prindërit, i streson ata nxënës që dinë e nuk kopjojnë derisa, në të njëjtën kohë i faktorizon ata që nuk dinë dhe kopjojnë”, ka shkruar Gjini.
Tutje siç tha Gjini, ky test nuk prodhon rezultate reale dhe ka kërkuar që të hiqet nga sistemi arsimor.
“Mbi të gjitha nuk prodhon rezultate reale, por false për kualitetin e arsimit dhe të dijes. Ky test është falsifikim i plotë. Po ashtu, duhet cekur se shkalla e arritshmërisë ka rënë edhe më tej në 48.35% këtë vit. Si rrjedhojë ky test duhet të hiqet krejt, sa më shpejtë të jetë e mundur dhe të mos përsëritet më sepse nuk prodhon asnjë rezultat pozitiv”, ka shkruar Gjini.

