Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Me nëntë vota për, KQZ e kaloi këtë pikë të rendit të ditës.
Kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, tha se nga vendimet e fundit që i kanë pranuar nga Gjykata Supreme s’ka pasë “ndonjë obligim” për KQZ’në meqë të gjitha ankesat janë refuzuar dhe është hapur rruga për certifikimin e rezultatit.
Më poshtë rezultati i partive:
VV me 53 ulëse
PDK me 22 ulëse
LDK me 18 ulëse
Lista Serbe me 9 ulëse
Aleanca me 7 ulëse


