Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë të enjten mbledhjen e Kryesisë Qendrore.
Në ftesën për anëtaret e kryesisë, të cilën e ka siguruar gazeta Nacionale, janë evidentuar tri pika të rendit të ditës.
“1. Analizë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve pas certifikimit nga KQZ.
2. Diskutim mbi zhvillimet politike dhe hapat e mëtejmë institucionalë. 3. Të ndryshme”, thuhet në ftesën e LDK-së.
Aty nuk është specifikuar çështja e shkarkimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të cilën janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e Kuvendit të LDK-së.
Kjo mbledhje do të mbahet të enjten në ora 15:00.

