Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Prattipati i bën sërish thirrje Kosovës: Investoni në gazin e lëngshëm amerikan..

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
08/07/2026
in Category
0
Prattipati i bën sërish thirrje Kosovës: Investoni në gazin e lëngshëm amerikan..
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E ngarkuara me Punë në  Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka avokuar sërish që Kosova të diversifikojë furnizimin me energji  përmes gazit natyror të lëngshëm amerikan për të siguruar investimet e ardhshme amerikane.

Prattipati këtë thirrje e ka bërë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Partneritetit SHBA-Kosovë.

E ngarkuara me Punë në  Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, po ashtu ka mirëpritur vendimin e Kosovës për heqjen e tarifave doganore për mallrat amerikane.

“E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Anu Prattipati, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Partneritetit SHBA-Kosovë, ku u vlerësuan anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë për kontributin e tyre në forcimin e tregtisë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Në fjalën e saj, ajo mirëpriti vendimin e Kosovës për të hequr tarifat doganore për mallrat amerikane dhe bëri thirrje që Kosova të diversifikojë furnizimin e saj me energji përmes gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA-ja, me qëllim sigurimin e investimeve të ardhshme amerikane”, thuhet në postimin e ambasadës.

Kujtojmë se javë më parë, Prattipati, përmes një editoriali, i ka bërë thirrje Kosovës që t’i bashkohet projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Prattipati ka vlerësuar se Kosova duhet të veprojë shpejt për të shfrytëzuar këtë mundësi, duke theksuar se afati po mbaron.

Sipas saj, Kosova mund të lidhet përmes projekteve rajonale si Korridori Vertikal i Gazit dhe terminali lundrues i gazit natyror në Kroaci apo me gazsjellësin që po ndërtohet për të lidhur terminalin e Gazit Natyror të Lëngshëm në Aleksandrupolis në Greqi me Shkupin në Maqedoninë e Veriut.

Ajo ka paralajmëruar se vonesat për marrjen e një vendimi të tillë, mund ta lënë Kosovën si të vetmen në Ballkanin Perëndimor pa qasje në gazin natyror të lëngshëm amerikan.

Related

Previous Post

Pas zgjedhjeve, LDK-ja thërret Kryesinë Qendrore për të analizuar rezultatin.

Next Post

Prodhuesit vendorë me 5 kërkesa për Qeverinë: Kërkojnë mbështetje institucionale dhe publikim të analizave.

Next Post
Prodhuesit vendorë me 5 kërkesa për Qeverinë: Kërkojnë mbështetje institucionale dhe publikim të analizave.

Prodhuesit vendorë me 5 kërkesa për Qeverinë: Kërkojnë mbështetje institucionale dhe publikim të analizave.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.