Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Prodhuesit vendorë me 5 kërkesa për Qeverinë: Kërkojnë mbështetje institucionale dhe publikim të analizave.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
08/07/2026
in Category
0
Prodhuesit vendorë me 5 kërkesa për Qeverinë: Kërkojnë mbështetje institucionale dhe publikim të analizave.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës ka dal me pesë kërkesa për Qeverinë Kurti dhe institucionet tjera. Në një takim që e kanë pasur sot me Odën Ekonomike të Kosovës kanë kërkuar veprime të menjëhershëm dhe të përgjegjshëm institucional për mbrojtjen e prodhimit vendor.

Pas takimit, ata kanë kërkuar nga institucionet shtetërore që të mbrojnë zinxhirin vendor të prodhimit, pas tensioneve që u shpërfaqën në sektorin e qumështit.

Ndër kërkesat kryesore të këtyre prodhuesve është publikimi i menjëhershëm i rezultateve të analizave që janë marrë në qumështore javën e kaluar.

Në njoftimin e lëshuar pas takimit, ata kanë specifikuar kërkesat e tyre.

“1. Publikimi i menjëhershëm i rezultateve të analizave zyrtare. I bëjmë thirrje Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të publikojnë rezultatet e mostrave të marra, bazuar në analiza laboratorike zyrtare dhe transparente, me qëllim eliminimin e çdo paqartësie në treg”, thuhet në kërkesën e parë.

Në kërkesën e dytë theksohet mbështetja konkrete institucionale.

“2. Mbështetje konkrete institucionale për prodhuesit vendorë. Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndërmarrjen e masave urgjente për mbështetjen e zinxhirit prodhues vendor, përmes politikave fiskale nxitëse, lehtësimeve administrative, diplomacisë ekonomike dhe mekanizmave të tjerë mbështetës.”, është thënë në kërkesat e tyre.

Më pas, kërkohet nga institucionet që t`i ndalin deklarimet dhe veprimeve që dëmtojnë sektorin pa bazë faktike.

“3. Ndalja e deklarimeve dhe veprimeve që dëmtojnë sektorin pa bazë faktike. Kërkojmë që çdo pretendim për cilësinë apo sigurinë e produkteve ushqimore të trajtohet përmes institucioneve kompetente dhe procedurave profesionale, duke shmangur veprimet që krijojnë pasiguri te konsumatorët dhe dëmtojnë padrejtësisht prodhuesit vendorë.”, theksohet në kërkesat e tyre.

Ndër të tjera, prodhuesit kanë kërkuar që të iu mundësohet eksporti i produkteve të tyre.

“4. Përshpejtimi i hapave për eksport në tregjet evropiane. Kërkojmë ndërmarrjen e masave konkrete që do t’u mundësojnë prodhuesve vendorë eksportin e produkteve me bazë shtazore në tregun evropian, përfshirë avancimin e proceseve për njohjen e certifikatave përkatëse të lëshuara nga institucionet vendore”, thuhen në kërkesën e katër të tyre.

Kurse, në kërkesën e tyre të fundit, ata kanë kërkuar nga institucionet që veprimet e tyre të jenë të bazuara në ligj.

“5. Respektimi i standardeve profesionale në raportim dhe mbikëqyrje. Institucionet dhe të gjitha palët e përfshira duhet të veprojnë mbi bazën e ligjeve në fuqi dhe standardeve profesionale, duke garantuar një treg të sigurt, konkurrues dhe të drejtë për të gjithë operatorët”, është thënë në kërkese e tyre të pestë.

Related

Previous Post

Prattipati i bën sërish thirrje Kosovës: Investoni në gazin e lëngshëm amerikan..

Next Post

Aksion kundër trafikimit me njerëz, Policia mbyll 19 lokale dhe arreston 15 persona.

Next Post
Aksion kundër trafikimit me njerëz, Policia mbyll 19 lokale dhe arreston 15 persona.

Aksion kundër trafikimit me njerëz, Policia mbyll 19 lokale dhe arreston 15 persona.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.