Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kryeministri serb mbledh në drekë shtetet që nuk e njohin Kosovën.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
08/07/2026
in Category
0
Kryeministri serb mbledh në drekë shtetet që nuk e njohin Kosovën.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, ka organizuar të mërkurën një drekë për ambasadorët e shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Siç bën me dije qeveria e Serbisë, Macut ka falënderuar përfaqësuesit për, siç tha, “luftën e tyre të përbashkët për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin” e Serbisë dhe “për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i qeverisë serbe theksoi se vendi i tij nuk i harron miqtë e vet dhe mbetet një aleat i besueshëm në përpjekjet e përbashkëta për të respektuar parimet mbi të cilat bazohen Kombet e Bashkuara dhe i gjithë rendi ndërkombëtar.

“Lufta jonë e përbashkët për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin është njëkohësisht një luftë për të ruajtur themelet e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”, theksoi Macut.

Në ndërkohë, ai ka folur edhe për situatën e serbëve në Kosovë, duke pretenduar se ata përballen me një situatë “shumë serioze” dhe me “sulme të përditshme, përfshirë privimin e paligjshëm të lirisë dhe mohimin e të gjitha të drejtave themelore të njeriut”.

Këto, sipas tij, “tregojnë qartë se qëllimi i regjimit të Kurtit është të dëbojë popullsinë e mbetur jo-shqiptare” nga Kosova “duke krijuar dhe mbajtur kushte të padurueshme jetese”.

Ndër të tjera, kryeministri serb tha se për më shumë se 13 vjet, “serbët kanë pritur formimin e Asociacionit të Komunave Serbe si një mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre individuale dhe kolektive”.

“Shfrytëzoj këtë rast për të përsëritur se kjo është e detyrueshme dhe është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit”, u shpreh Macut dhe u bëri thirrje të gjithë “miqve të Serbisë” të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Kosovën për të përmbushur detyrimet e saj.

Ai tha se “Beogradi mbetet i përkushtuar ndaj procesit të dialogut, por kurrë nuk do të heqë dorë nga provinca e tij jugore”.

Në takim morën pjesë ambasadorë dhe të ngarkuar me punë të Marokut, Brazilit, Algjerisë, Kamboxhias, Iranit, Bosnjës dhe Hercegovinës, Argjentinës, Mianmarit, Indonezisë, Azerbajxhanit, Venezuelës, Tunizisë, Palestinës, Kubës, Federatës Ruse, Irakut, Kinës, Kazakistanit, Ganës, Bjellorusisë dhe Selisë së Shenjtë.

Related

Previous Post

Azemi: Kurti nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze për marrëveshje politike.

Next Post

30 ditë paraburgim për të dyshuarin për krim të organizuar, drogë dhe shpëlarje parash.

Next Post
30 ditë paraburgim për të dyshuarin për krim të organizuar, drogë dhe shpëlarje parash.

30 ditë paraburgim për të dyshuarin për krim të organizuar, drogë dhe shpëlarje parash.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.