Anëtarët e Kryesisë së LDK’së kanë nisur të mblidhen për takimin e planifikuar nga ora 15:00.
Para mediave foli Jehona Lushaku-Sadriu e cila tha se do të flasin për tema të ndryshme.
Po ashtu, para gazetarëve foli edhe anëtarja tjetër e LDK-së, Sibel Halimi, e cila tha se çështja e shkarkimit të kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku, s’është në rend dite, por se mund ta diskutojnë në pikën e fundit ku bien çështjet e ndryshme.
Ajo tha gjithashtu se nuk ka dhënë nënshkrimin për inicimin për shkarkimin e kryetarit të LDK-së.
“Nuk e kam nënshkruar. Besoj që përgjegjësia duhet të merret nga të gjitha palët e LDK-së dhe besoj që nuk është e mjaftueshme vetëm angazhimi i kryetarit të LDK-së. Ne kemi rendin e ditës dhe do të diskutojmë për çështjen e rezultatit të zgjedhjeve gjithsesi edhe për çështje të cilat lidhen me formimin e institucioneve, si dhe natyrisht do të diskutojmë për shumë çështje të tjera për partinë. Pika e fundit e rendit të ditës është të ndryshme dhe besoj që aty do ta diskutojmë”, tha ajo.
Mbledhja u planifikua dje pas certifikimit të rezultateve, ndërsa sot nga Qeveria konfirmuar se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u ka dërguar letra për takim kryetarëve të PDK’së, LDK’së e AAK’së.
Para mediave foli edhe Visar Azemi i kësaj partie.
Edhe ai tha se çështja e shkarkimit të kryetarit Abdixhiku nuk do të jetë pjesë e diskutimit.
““Nuk ka shkarkim të Abixhikut dhe të askujt. Do të diskutojmë për rezulatin zgjedhor edhe tema të tjera”, tha ai.

