Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Votat për Presidentin e bëjnë Kurtin sërish të domosdoshëm për opozitën, sot takon Hamzën dhe Abdixhikun

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
10/07/2026
in Category
0
Votat për Presidentin e bëjnë Kurtin sërish të domosdoshëm për opozitën, sot takon Hamzën dhe Abdixhikun
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy krerët e partive më të mëdha opozitare, Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, pas takimeve të mbajtura me Kryesitë e partive të enjten, kanë vendosur që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së liderit të VV’së, Albin Kurti, për t’u takuar.

Bedri Hamza ka treguar të enjten se do të takohet mëngjesin e sotëm në orën 09:00.

“Unë ja ktheva shkresën që PDK është e gatshme të takohet nesër në orën 09:00 në ambientet e Kuvendit”, ka deklaruar Hamza, duke treguar për opsionet e tjera të kohës për takim që ishin ofruar.

Pas mbledhjes së kryesisë të mbajtur të enjten, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit, duke theksuar se ky ishte komunikimi i parë mes LVV-së dhe LDK-së.

Ai ka thënë se për orën e takimit do të dakordohen ekipet.

“Besoj që kohën e takimeve do ta aranzhojnë ekipet tona. Por, ky le të jetë një takim i parë. Do të provoj të takohem edhe me liderët e partive politike”, ka deklaruar Abdixhiku, duke shtuar se dëshiron trajtim gjithpërfshirës për krijimin e të gjitha institucioneve.

Abdixhiku ka shtuar se takimi me Kurtin është propozuar që të jetë i formatit 1+1, por shtoi se dëshiron që të jetë 2+2.

I pyetur nëse LDK-ja do të insistojë që ta ketë presidentin, pasi partia garoi me ish-presidenten Vjosa Osmani për këtë post, Abdixhiku ka thënë dje se në këtë fazë nuk do të flasin për emra.

“Do të dëgjojmë edhe palën tjetër”, ka thënë Abdixhiku.

Derisa kreu i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se s’ka nevojë për takim, meqë qëndrimi i AAK’së mbetet i njejti, plotësim i 6 kushteve nga Kurti në këmbim të kuorumit për presidentin.

Zgjedhjet e 7 qershorit janë mbajtur pas dështimit të partive politike për arritjen e një marrëveshje për presidentin. Kjo çështje do të jetë vitale që të zgjidhet, pasi që vendi rrezikon edhe një palë zgjedhje të tjera.

Related

Previous Post

Koalicioni LDK-LVV? Janina Ymeri: Varet se kush do të bëhet President.

Next Post

Bytyçi: PDK s’ka interes për koalicion me VV-në, LDK-ja e ka më atraktive hyrjen në Qeveri.

Next Post
Bytyçi: PDK s’ka interes për koalicion me VV-në, LDK-ja e ka më atraktive hyrjen në Qeveri.

Bytyçi: PDK s’ka interes për koalicion me VV-në, LDK-ja e ka më atraktive hyrjen në Qeveri.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.