Një taksi është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në zonën e “Rrugës B” në Prishtinë.
Automjeti është përfshirë nga flakët, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës, të cilat kanë intervenuar për të lokalizuar zjarrin dhe për të siguruar zonën.
Komandanti i Batalionit BPZ Prishtinë, Muhamet Beqiri, ka bërë të ditur për Klankosova.tv se nuk ka persona të lënduar dhe se zjarri është lokalizuar.
Zjarri ka qenë në ‘Rrugën B’, përballë ‘Royal Mall’, në një veturë. Zjarri është fikur nga ekipa reaguese e zjarrfikësve dhe nuk ka të lënduar”, ka deklaruar Beqiri.
Më poshtë gjeni pamje nga vendngjarja

