Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Nënshkruhet kontrata për renovimin e burgut të Gjilanit, do të presë të burgosur nga Danimarka.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
15/07/2026
in Category
0
Nënshkruhet kontrata për renovimin e burgut të Gjilanit, do të presë të burgosur nga Danimarka.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 8,585,858.58 euro për realizimin e projektit të renovimit të Qendrës së Paraburgimit dhe ndërtimit të punëtorive në Gjilan.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, projekti financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, ndërsa vlera e parashikuar e kontratës ishte 13,105,000 euro, çka nënkupton se kontrata është lidhur për rreth 4.52 milionë euro më pak se vlera e parashikuar.

Kontrata është nënshkruar më 25 qershor 2026 me grupin e operatorëve ekonomikë “CONSTRUMAX SH.P.K.”, “HARST Group SH.P.K.” dhe “TOP PROJEKT SH.P.K.”, raporton IndeksOnline.

Aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar më 22 korrik të vitit të kaluar, ndërsa njoftimi për kontratë ishte publikuar një ditë më vonë.

Në këtë procedurë të hapur janë tërhequr 122 dosje të tenderit, janë pranuar 3 tenderë, por vetëm njëri është shpallur i përgjegjshëm.

Sipas dokumentit zyrtar, punimet do të realizohen në ambientet e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është paraparë të jetë 755 ditë.

Qendra do të përgatitet për të burgosurit që do të sjellen nga Danimarka, në pjesën e parë të vitit 2027.

Related

Previous Post

Baraliu: Politikanët ta zgjedhin shtetin para pushtetit, zgjedhjet e reja do ta dëmtonin demokracinë.

Next Post

Aktakuzë në Deçan: Dyshohet se tentoi t’i vriste katër persona.

Next Post
Aktakuzë në Deçan: Dyshohet se tentoi t’i vriste katër persona.

Aktakuzë në Deçan: Dyshohet se tentoi t’i vriste katër persona.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.