Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Supremja zbut dënimin e Edmond Lajçit nga burgim i përjetshëm në 30 vjet.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
16/07/2026
in Category
0
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Supremja zbut dënimin e Edmond Lajçit nga burgim i përjetshëm në 30 vjet.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Supreme e Kosovës, duke vendosur lidhur me ankesën e mbrojtësit të të Edmond Lajqit dhe përgjigjen në ankesë të përfaqësueses së autorizuar të palës së dëmtuar, ka aprovuar pjesërisht ankesën dhe ka ndryshuar aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit, sa i përket vendimit për dënimin.

Gjykata Supreme ka vendosur që të pandehurit E.L., i shpallur fajtor për veprat penale vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal, t’i shqiptohet dënimi me 30 (tridhjetë) vjet burgim, në të cilin do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 16 prill 2024.

Në pjesët tjera, aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit kanë mbetur të pandryshuara

Gjykata Supreme ka konstatuar se gjykatat e instancave më të ulëta kanë vërtetuar drejt gjendjen juridike lidhur me fajësinë e të pandehurit dhe cilësimin juridik të veprave penale, ndërsa nuk ka gjetur shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale apo shkelje të ligjit penal në këtë aspekt. Po ashtu, ka vlerësuar se, pas pranimit të fajësisë nga i pandehuri, pretendimet ankimore për vërtetim të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike nuk ishin të lejuara sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.

Megjithatë, Gjykata Supreme ka vlerësuar se gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë nuk e kanë zbatuar drejt nenin 41 të Kodit Penal lidhur me shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm. Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, një pjesë e rrethanave të konsideruara si veçanërisht rënduese nuk kanë pasur mbështetje në prova, ndërsa disa prej tyre përbëjnë elemente të vetë veprës penale dhe, për këtë arsye, nuk mund të justifikojnë shqiptimin e dënimit më të rëndë, të paraparë me ligj.

Gjykata Supreme ka theksuar se burgimi i përjetshëm mund të shqiptohet vetëm në raste kur ekzistojnë rrethana veçanërisht rënduese që e dallojnë qartë rastin konkret nga rastet e zakonshme të së njëjtës vepër penale dhe kur një dënim më i butë nuk do të ishte proporcional me peshën e veprës dhe fajësinë e kryerësit.

Në këtë rast, Gjykata Supreme ka vlerësuar se nuk është plotësuar ky standard ligjor.

Duke u mbështetur në parimin e individualizimit dhe proporcionalitetit të dënimit, si dhe në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata Supreme ka vlerësuar se dënimi me 30 vjet burgim është proporcional me peshën e veprës penale, shkallën e fajësisë dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe se me këtë dënim mund të realizohet qëllimi i dënimit, si në aspektin e parandalimit individual ashtu edhe të atij të përgjithshëm.

 

Related

Previous Post

Tragjedi në Podujevë, një grua humb jetën pas rënies nga banesa.

Next Post

Vëllai i Gjyljeta Ukellës pas vendimit të Supremes: “Nga ky moment, heqim dorë nga drejtësia”.

Next Post
Vëllai i Gjyljeta Ukellës pas vendimit të Supremes: “Nga ky moment, heqim dorë nga drejtësia”.

Vëllai i Gjyljeta Ukellës pas vendimit të Supremes: “Nga ky moment, heqim dorë nga drejtësia”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.