Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Më shumë njerëz jashtë tregut të punës sesa të punësuar: Raporti nxjerr në pah një tablo shqetësuese në Kosovë.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
20/07/2026
in Category
0
Më shumë njerëz jashtë tregut të punës sesa të punësuar: Raporti nxjerr në pah një tablo shqetësuese në Kosovë.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkalla zyrtare e papunësisë prej 11 për qind e tregon vetëm një pjesë të problemit të tregut të punës në Kosovë. Shifra e rëndë e gjejmë diku tjetër: më shumë se gjysma e popullsisë në moshë pune është krejtësisht jashtë fuqisë punëtore.

Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e dytë të vitit 2025, Kosova kishte 1 milion e 74 mijë e 704 persona të moshës 15 deri në 64 vjeç. Prej tyre, vetëm 526 mijë e 3 persona ishin ekonomikisht aktivë, ndërsa 548 mijë e 701 figuronin si joaktivë.

Në terma të thjeshtuar, për çdo 100 persona në moshë pune, vetëm rreth 44 ishin të punësuar, pak më shumë se pesë ishin të papunë dhe 51 ndodheshin jashtë tregut të punës.

Pra, Kosova kishte 80 mijë e 587 persona më shumë jashtë fuqisë punëtore sesa të punësuar.

Gratë, jashtë tregut

Pabarazia gjinore del si çarja më e thellë e tregut të punës.

Kosova kishte pothuajse numër identik burrash dhe grash në moshë pune: 537 mijë e 274 burra dhe 537 mijë e 430 gra. Por, përkundër kësaj baraspeshe demografike, hendeku në punësim është kolosal.

Punë kishin 323 mijë e 979 burra dhe vetëm 144 mijë e 135 gra. Me fjalë të tjera, burrat e punësuar ishin më shumë se dyfishi i grave, ndërsa gratë përbënin vetëm rreth 31 për qind të të gjithë të punësuarve.

Shkalla e punësimit te burrat arrinte në 60,3 për qind. Te gratë ishte vetëm 26,8 për qind. Hendeku prej 33,5 pikë përqindjeje nuk përfaqëson një dallim të zakonshëm statistikor, por dy realitete pothuajse të ndara ekonomike.

Plot 68,8 për qind e grave të moshës punuese ishin joaktive. Te burrat, kjo normë ishte 33,3 për qind.

Edhe ndër gratë që kishin hyrë në fuqinë punëtore, gjasat për të mbetur pa punë ishin më të larta. Papunësia e grave arrinte në 14,1 për qind, kundrejt 9,5 për qind te burrat.

Hendeku thellohej sidomos në grupmoshën 45 deri në 54 vjeç. Në këtë periudhë të jetës, kur përvoja profesionale do të duhej ta forconte pozitën në treg, punësimi ishte 67,7 për qind te burrat dhe vetëm 24,8 për qind te gratë.

Një në tre të rinj, as në punë e as në shkollim

E ardhmja e tregut të punës nuk duket më e ndritshme.

Kosova kishte 89 mijë e 298 të rinj të moshës 15 deri në 24 vjeç që nuk ishin as të punësuar, as duke ndjekur shkollim apo trajnim.

Pra, më shumë se një në çdo tre të rinj ndodhej jashtë punës dhe proceseve që do të mund ta përgatisnin për të hyrë në të.

Gjendja ishte më e rëndë te vajzat. Plot 37,6 për qind e tyre ishin NEET, krahasuar me 31,6 për qind të djemve.

Ndërkohë, shkalla e papunësisë së të rinjve ishte 20,5 për qind, ose 2,3 herë më e lartë se ajo e të rriturve. Me 19 mijë e 488 të papunë, grupmosha 15-24 vjeç përbënte 33,7 për qind të të gjithë të papunëve në Kosovë.

Papunësia që zë rrënjë

Për një pjesë të madhe, papunësia nuk ishte një ndalesë e shkurtër midis dy vendeve të punës.

Një në tre të papunë, ose 33,2 për qind, kishte mbetur pa punë për më shumë se një vit. Te grupmosha 55 deri në 59 vjeç, kjo përqindje arrinte në 57,3 për qind.

Shifrat tregojnë një treg ku kthimi në punë bëhet veçanërisht i vështirë për njerëzit që mbeten jashtë tij për një kohë të gjatë, sidomos në vitet e fundit të jetës së punës.

As mungesa e arsimit nuk fal. Te personat pa shkollë, shkalla e punësimit ishte vetëm 5,7 për qind, ndërsa papunësia arrinte në 31,2 për qind. Te gratë pa shkollë, sipas vlerësimit të raportit, papunësia shkonte deri në 44,2 për qind.

Arsimi terciar e përmirëson dukshëm pozitën, por nuk e mbyll hendekun gjinor. Punësimi i burrave me arsim terciar ishte 82,7 për qind, ndërsa i grave 61,9 për qind. Papunësia e grave me këtë nivel arsimor ishte 9,6 për qind, më shumë se dyfishi i normës prej 4,1 për qind te burrat.

Edhe puna nuk garanton siguri

Brenda numrit të të punësuarve fshihet një tjetër problem.

ASK regjistroi 44 mijë e 529 persona në punësim të paqëndrueshëm. Ata përbënin 9,5 për qind të të gjithë të punësuarve.

Ndër personat që punonin me orar të pjesshëm, 47,3 për qind deklaruan se arsyeja ishte pamundësia për të gjetur punë me kohë të plotë.

Pra, për pothuajse gjysmën e tyre, orari i shkurtuar nuk ishte zgjedhje, por mungesë alternative.

Related

Previous Post

MPB e Maqedonisë së Veriut konfirmon vdekjen e tre shtetasve nga Kosova.

Next Post

Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë.

Next Post
Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë.

Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.