Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kirurgu Demaçi: Në vetëm 24 orë trajtuam tre të plagosur me armë të ftohta, apel qytetarëve të mos luajnë me thika e brisqe.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
20/07/2026
in Category
0
Kirurgu Demaçi: Në vetëm 24 orë trajtuam tre të plagosur me armë të ftohta, apel qytetarëve të mos luajnë me thika e brisqe.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kirurgu torakal në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shqiptar Demaçi, ka ngritur alarmin për shtimin e rasteve të plagosjeve me armë të ftohta te të rinjtë gjatë sezonit veror.

Sipas tij, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Qendrën Emergjente, Reanimacion dhe Klinikën e Kirurgjisë Torakale janë trajtuar tre persona të plagosur me thika dhe brisqe.

Demaçi ka bërë të ditur se një 18-vjeçar është pranuar në gjendje të rëndë, me shok hemorragjik, pasi kishte humbur rreth 2.5 litra gjak nga plagët në kraharor. Ai është operuar me urgjencë dhe, falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve mjekësore dhe transportit në kohë me autoambulancë, gjendja e tij është menaxhuar me sukses.

Kirurgu u ka bërë thirrje të rinjve që të shmangin përdorimin e armëve të ftohta dhe sjelljet agresive, duke paralajmëruar se incidente të tilla mund të përfundojnë me pasoja fatale.

“Si fenomen, loja e përdorimi nga pasja e armëve të ftohta, në moshën adoleshentëve e rinore ka qenë prezente, por jorrallë  bëhet agresive! Në vend të alarmit, e them, vetëm për 24 orë u trajtuan tre të plagosur me brisq e thika në QKUK, Qendrën Emergjente, Reanimacion dhe Kirurgjia torakale ! Një i ri (18 vjeç) në gjendje të shokut të rëndë gjakderdhës u operua në mënyrë shumë urgjente( humbte 2,5 litra gjak nga plagët në krahëror), por u soll me kohë nga mjekët e paramedikët me autoambulancë të regjionit dhe u menaxhua me sukses nga ekipi kujdestar në QKUK (Q.Emergjente/Reanimacion/Kirurgji Torakale/ MIQ)! Mos ta teprojmë me lojëra e sjellje agresive se mund të ketë fatalitete!”, shkruan ai në Facebook.

 

 

Pjesë të raketës së SpaceX mund të godasin Hënën në gusht, sipas NASA-s

Related

Previous Post

Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë.

Next Post

Policia e Kosovës mbetet sërish pa uniforma të reja, anulohet tenderi 11.3 milionësh.

Next Post
Policia e Kosovës mbetet sërish pa uniforma të reja, anulohet tenderi 11.3 milionësh.

Policia e Kosovës mbetet sërish pa uniforma të reja, anulohet tenderi 11.3 milionësh.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.