Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Haradinaj ngushëllon familjet e tre viktimave: Apel për kujdes të shtuar në komunikacion.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
20/07/2026
in Category
0
Haradinaj ngushëllon familjet e tre viktimave: Apel për kujdes të shtuar në komunikacion.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ramush Haradinaj nga AAK, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e tre qytetarëve të Kosovës që humbën jetën në aksidentin tragjik në Maqedoninë e Veriut, teksa po ktheheshin nga Shkupi për në Kosovë.

Haradinaj tha se me shqetësim dhe dhimbje të thellë po përcjell lajmet për tragjeditë në komunikacion që, sipas tij, po marrin jetë njerëzish.

Ai u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjeve Tërnava dhe Shabani, të cilat humbën të afërmit e tyre në aksidentin rrugor të ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Në reagimin e tij, Haradinaj u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut, duke theksuar se në këtë periudhë rrugët janë dukshëm më të ngarkuara për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i përcjell lajmet për tragjeditë në komunikacion, të cilat, fatkeqësisht, rezultuan me humbje jetësh. Në këtë periudhë, kur me ardhjen e bashkatdhetarëve rrugët tona janë dukshëm më të ngarkuara, apeloj te çdo pjesëmarrës në komunikacion për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të trafikut”, ka shkruar Haradinaj.

 

 

Sulmi rus ndaj anijes me misër pranë Odesës në Ukrainë vret 10 persona

Related

Previous Post

Kolona deri në 700 metra te Dheu i Bardhë, kjo është gjendja në pikat kufitare për hyrje në Kosovë.

Next Post

“Dolëm me i kërku”, banori: Policia kërkoi ndihmën tonë për gjetjen e tre kosovarëve në RMV.

Next Post
“Dolëm me i kërku”, banori: Policia kërkoi ndihmën tonë për gjetjen e tre kosovarëve në RMV.

“Dolëm me i kërku”, banori: Policia kërkoi ndihmën tonë për gjetjen e tre kosovarëve në RMV.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.