Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

6 viktima në pak ditë nga aksidentet nëpër rrugët e Kosovës.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
21/07/2026
in Category
0
6 viktima në pak ditë nga aksidentet nëpër rrugët e Kosovës.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm brenda pak ditësh, gjashtë persona kanë humbur jetën në aksidente të rënda trafiku në Kosovë, duke rikthyer në vëmendje shqetësimet për sigurinë në rrugë. Seria e ngjarjeve tragjike ka nxitur thirrje për masa konkrete dhe një qasje më serioze nga institucionet përgjegjëse

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, vlerëson se përveç shtimit të qarkullimit gjatë sezonit veror, një ndër problemet kryesore mbetet mungesa e një strategjie të mirëfilltë për sigurinë rrugore.

Sipas tij, fluksi i bashkatdhetarëve gjatë muajve korrik dhe gusht rrit ndjeshëm ngarkesën në rrugë, por kjo nuk mund të jetë arsyeja e vetme për numrin e madh të aksidenteve.

“Duhet të hartohet një strategji e qartë për sigurinë rrugore dhe më pas të zbatohet. Kosova ende nuk ka një ligj të posaçëm për sigurinë rrugore, ndërsa mungojnë edhe institutet dhe agjencitë që do të analizonin shkaqet e aksidenteve dhe do të propozonin masa parandaluese”, tha Dedaj në emisionin “Ora 7”.

Ai theksoi se faktori njerëzor mbetet shkaktari kryesor i aksidenteve me pasoja fatale.

“Studimet evropiane tregojnë se rreth 85 për qind e aksidenteve shkaktohen nga faktori njeri. Faktori rrugë ndikon me 8 deri në 10 për qind, automjeti me 3 deri në 5 për qind, ndërsa pjesa tjetër lidhet me menaxhimin e sigurisë rrugore dhe faktorë të tjerë të paparashikueshëm”, u shpreh ai.

Dedaj shtoi se në Kosovë shpejtësia e lartë vazhdon të jetë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve me viktima, ndërsa sinjalizimi i dobët dhe problemet me infrastrukturën rrugore e rëndojnë edhe më tej situatën.

Sipas tij, ndryshe nga praktikat në vendet evropiane, në Kosovë shpesh mungojnë analizat dhe ndërhyrjet konkrete në pikat ku aksidentet përsëriten, çka e bën edhe më të vështirë parandalimin e tragjedive të ngjashme në të ardhmen

 

Related

Previous Post

Fermeri paralajmëron ministrin Muja: Nëse nuk përkrahemi, asnjë zyrtar s’ka me shkel më në këtë tokë.

Next Post

Kolona të gjata, kjo është gjendja në kufi me Kosovën.

Next Post
Kolona të gjata, kjo është gjendja në kufi me Kosovën.

Kolona të gjata, kjo është gjendja në kufi me Kosovën.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.