Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“S’ndihem fajtor”, deklarohet i pafajshëm ish-pjesëtari të MUP-it serb i akuzuar për krime lufte në Vushtrri

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
22/07/2026
in Category
0
“S’ndihem fajtor”, deklarohet i pafajshëm ish-pjesëtari të MUP-it serb i akuzuar për krime lufte në Vushtrri
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Radomir Deliq, u deklarua i pafajshëm për akuzën se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Florije Salihu-Shamolli, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Nuk ndihem fajtor”, deklaroi Deliq.

Pas deklarimit të të akuzuarit, kryetarja e trupit gjykues Donikë Shala-Abdyli njoftoi atë dhe mbrojtjen se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të kundërshtojnë provat dhe të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 7 korrik 2026 ngriti aktakuzë ndaj Radomir Deliq, të cilin e ngarkon se në cilësinë e pjesëtarit të MUP-it serb, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës Sh.D., e cila nuk iu mbijetoi plagëve të marra. Po ashtu, ngarkohet se mori pjesë më vrasjen e 71 civilëve.

“Sipas aktakuzës, R.D., ish pjesëtar i MUP-it serb, më 22.05.1999 kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës Sh.D., e cila nuk u kishte mbijetuar plagëve të marra. Po ashtu, i pandehuri akuzohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve, në trajtim çnjerëzor, torturë, plaçkitje dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë. /BetimipërDrejtësi

 

Gjigantët evropianë i vihen pas sensacionit De Ketelaere

Related

Previous Post

Facebook nuk po funksionon: Mijëra përdorues raportojnë probleme.

Next Post

Policia e Gjakovës arreston tetë persona, në mesin e të arrestuarve edhe të dënuar për drogë e dhunë në familje.

Next Post
Policia e Gjakovës arreston tetë persona, në mesin e të arrestuarve edhe të dënuar për drogë e dhunë në familje.

Policia e Gjakovës arreston tetë persona, në mesin e të arrestuarve edhe të dënuar për drogë e dhunë në familje.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.