Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Vrasja në Strellc, Policia publikon pamjet e armës dhe fishekëve të sekuestruar.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
24/07/2026
in Category
0
Vrasja në Strellc, Policia publikon pamjet e armës dhe fishekëve të sekuestruar.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka publikuar pamje të armës së zjarrit, karikatorit dhe fishekëve të sekuestruar pas rastit tragjik në bjeshkën e Strellcit të Deçanit, ku një person humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 23 korrik 2026, në oborrin e një stani në bjeshkën e Strellcit, ku njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar. Gjatë hetimeve, autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri, një karikator të zbrazët dhe 24 fishekë.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në DRP Pejë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdojnë hetimet për rastin, i cili është cilësuar si “vrasje nga pakujdesia”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë pas intervistimit.

 

 

Aksident me fatalitet në Vragoli, vetura godet për vdekje këmbësorin, dy të tjerë të lënduar

Related

Previous Post

Mefail Bajqinovci shfaqet me “look” të ri, deputeti i VV-së befason ndjekësit.

Next Post

Kurti mbledh Qeverinë në detyrë, publikohet rendi i ditës.

Next Post
Kurti mbledh Qeverinë në detyrë, publikohet rendi i ditës.

Kurti mbledh Qeverinë në detyrë, publikohet rendi i ditës.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.