Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Haradinaj: Nuk mund të ketë zgjedhje kur Kurti e përdor të gjithë aparaturën shtetërore,

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
27/07/2026
in Category
0
Haradinaj: Nuk mund të ketë zgjedhje kur Kurti e përdor të gjithë aparaturën shtetërore,
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Daut Haradinaj nga Aleanca, ka deklaruar se vendi nuk ka zgjidhje tjetër përveç mbajtjes së zgjedhjeve, por ka theksuar se para se të shkohet në një proces të ri zgjedhor duhet të krijohet një Qeveri teknike.

Në një intervistë për Periskopin, Haradinaj ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e shfrytëzon aparatin shtetëror për përfitime elektorale, duke pretenduar se ai nuk po garon si kryetar i një partie politike, por nga pozita e pushtetit.

“Unë nuk shoh zgjidhje përpos zgjedhje. Aleanca është mirë që kushti i parë para se me shku në zgjedhje me kërku një Qeveri teknike, qoftë edhe gjashtëmujore. Aparaturën shtetërore nëse ia len në dispozicion, s’ke nevojë me shku në zgjedhje – veç përsërite rezultatin”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se përdorimi i resurseve shtetërore krijon pabarazi në garën zgjedhore, duke përmendur, sipas tij, shpenzime të mëdha publike, staf institucional dhe mjete shtetërore që, sipas tij, po përdoren gjatë fushatës.

“Nëse ky del me gjithë këtë industri… nëse i ka rreth 5 mijë staf me automjete e derivate e me të gjitha, në pozitat kryesore të shtetit e del në terren e fushatë, çfarë zgjedhje demokratike janë ato. Është si me i ra murit me kokë”, është shprehur ai.

Haradinaj ka kërkuar që, sipas tij, të krijohet një Qeveri e përkohshme me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, me qëllim organizimin e zgjedhjeve në mënyrë transparente dhe në kushte të barabarta.

 

Related

Previous Post

Rruga Ferizaj–Shkup nën ujë, kamionët mbeten të bllokuar.

Next Post

Shiu dëmton ndërtesën e re të Komunës së Vitisë, raportohen dëme.

Next Post
Shiu dëmton ndërtesën e re të Komunës së Vitisë, raportohen dëme.

Shiu dëmton ndërtesën e re të Komunës së Vitisë, raportohen dëme.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.