Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Konjufca pas takimit me Haddad: Franca partnere e rëndësishme, zgjedhja jonë është Evropa.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
27/07/2026
in Category
0
Konjufca pas takimit me Haddad: Franca partnere e rëndësishme, zgjedhja jonë është Evropa.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në një konferencë të përbashkët me ministrin e deleguar për Evropën nga Republika e Francës, Benjamin Haddad, theksoi se Franca është një partnere e rëndësishme e vendit.

Ai shtoi se është i kënaqur se sot bashkë me ministrin francez, nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme për Kosovën.

“Është kënaqësi e veçantë që e mirëprita sot në Ministrinë tonë, ministrin e deleguar për Evropë të Republikës franceze, Benjamin Haddad. Vizita juaj është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Francës, dy vende që ndajnë të njëjtin vizion, për një Evropë më të sigurt, më të bashkuar dhe më të fortë”, u shpreh ai.

Sa i përket takimit dypalësh, ministri në detyrë tha se ishte i frytshëm dhe u diskutua për fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ndër të tjera, Konjufca tha se Kosova e ka bërë zgjedhjen e saj strategjike, e që sipas tij është Evropa.

“Zgjedhja jonë është Evropa, Bashkimi Evropian”, u shpreh zëvendëskryeministri në detyrë.

Pos tjerash, Konjfuca foli edhe për provokimet e Serbisë, teksa theksoi se paqja nuk mund të arrihet mbi mohimin e të kaluarës apo mbi thirrjet e përsëritjes së saj, por vetëm mbi të vërtetën.

“Kosova po investon në sigurinë e vendit dhe të rajonit, gjithmonë në raport me vendet tona aleate. Mbetemi të përkushtuar ndaj paqes, bashkëpunimit rajonal dhe dialogut, por edhe të mbrojtjes së vlerave”, u shpreh ai.

Sa i përket rrugëtimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, Konjufca thotë se Franca mbetet një partner kyç.

Related

Previous Post

Haddad: Miqësia Francë-Kosovë është e hershme, do të punojmë për një Kosovë më të sigurt.

Next Post

Konjufca: PDK mbeti te qëndrimet e vjetra, LDK tregoi gatishmëri për zgjidhje.

Next Post
Konjufca: PDK mbeti te qëndrimet e vjetra, LDK tregoi gatishmëri për zgjidhje.

Konjufca: PDK mbeti te qëndrimet e vjetra, LDK tregoi gatishmëri për zgjidhje.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.