Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Haddad: Franca do të punojë që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në Këshillin e Evropës.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
27/07/2026
in Category
0
Haddad: Franca do të punojë që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në Këshillin e Evropës.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Deleguar për Evropën i Francës, Benjamin Haddad, ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme të Parisit për Kosovën, duke theksuar se Franca do të punojë që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në Këshillin e Evropës.

Në konferencën për media pas takimit me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, Haddad tha se vizita e tij në Prishtinë është dëshmi e miqësisë së kahershme mes dy vendeve dhe synon forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

“Kam kënaqësinë që jam sot në Prishtinë si mik personal i Kosovës dhe si përfaqësues i presidentit Emmanuel Macron. Përtej miqësisë sonë, marrëdhëniet mes Francës dhe Kosovës janë të kahershme. Mbështetja jonë ka qenë gjithmonë e qëndrueshme dhe unë e konsideroj veten mik të Kosovës prej shumë vitesh”, tha Haddad.

Ai theksoi se Franca është e gatshme të mbështesë Kosovën edhe financiarisht në fusha të ndryshme, me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Jemi të gatshëm që ta përkrahim financiarisht Kosovën edhe në fusha të tjera”, u shpreh ministri francez.

Duke folur për proceset integruese të Kosovës, Haddad tha se gjatë takimeve me zyrtarët kosovarë është diskutuar edhe për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.

“Do të punojmë së bashku që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në Këshillin e Evropës”, deklaroi Haddad.

Related

Previous Post

Konjufca: Serbia po relativizon krimet e luftës, këto qëndrime nuk kanë vend në Evropë.

Next Post

Nën masa të rrepta sigurie, të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para Gjykatës.

Next Post
Nën masa të rrepta sigurie, të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para Gjykatës.

Nën masa të rrepta sigurie, të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para Gjykatës.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.