Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Nën masa të rrepta sigurie, të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para Gjykatës.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
27/07/2026
in Category
0
Nën masa të rrepta sigurie, të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para Gjykatës.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të akuzuarit në rastin e sulmit në kanalin “Ibër-Lepenc” në Zubin-Potok, Dragisha Viçentijeviq, Jovan Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq, janë sjell të hënën në Gjykatën Themelore në Prishrinë nën masa të rrepta sigurie, raporton Ekonomia Online.

Ndërkohë, në seancën e 9 korrikut, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm dhe refuzuan ta lexonin aktakuzën.

Prokuroria Speciale pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria Kundër Terrorizmit, dhe me partnerët evropianë ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Jovan Viçentijeviq e Dragisha Viçentijeviq, dhe Igor Dimoviq për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Spiunazh”.

Sipas aktakuzës, më 29.11.24 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin-Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër-Lepenc”, të pandehurit Viçentijeviq, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv (rreth 20 kilogramë të llojit trinitrotoluen “TNT”) në brendësi të kanalit.

Vëllezërit Viqentijeviq akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit, “Ibër Lepenc”, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike, dhe ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh.

Sipas aktakuzës, me këto veprime, të pandehurit Viqentijeviq kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike” nga neni 122 në lidhje me “Kryerjen e veprës terroriste”.

Dy të pandehurit akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje, së bashku edhe me të akuzuarin tjetër Igor Dimoviq. Ndërsa, i pandehuri Jovan Viqentijeviq akuzohet edhe për veprën penale “Spiunazhi”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri deri në momentin e arrestimit, në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, koloneli ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që ato t’i përdorte gjatë aktivi

Related

Previous Post

Haddad: Franca do të punojë që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në Këshillin e Evropës.

Next Post

Sulmi në Ibër-Lepenc shkaktoi mbi 376 mijë euro dëme, furnizimi me ujë u ndërpre deri në pesë ditë.

Next Post
Sulmi në Ibër-Lepenc shkaktoi mbi 376 mijë euro dëme, furnizimi me ujë u ndërpre deri në pesë ditë.

Sulmi në Ibër-Lepenc shkaktoi mbi 376 mijë euro dëme, furnizimi me ujë u ndërpre deri në pesë ditë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.