Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Konjufca optimist pas takimit me Osmanin e Abdixhikun: Besoj që LDK-ja do t’i rregullojë punët e veta.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
27/07/2026
in Category
0
Konjufca optimist pas takimit me Osmanin e Abdixhikun: Besoj që LDK-ja do t’i rregullojë punët e veta.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryediplomati në detyrë i Kosovës, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se “mbetet të shihet” se çfarë zhvillimesh të brendshme do të ketë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai tha se beson se ata “dinë t’i rregullojnë punët e veta”.

“Tash çka mbetet të shihet janë zhvillimet e brendshme në LDK. Natyrisht LDK e ka krejt autonominë e vet, pavarësinë e vet për të vendosur për gjërat e saj të brendshme. Ne nuk jemi këtu as për t’i komentuar ato, as për të këshilluar gjë. Sepse LDK është parti që ekziston moti në Kosovë dhe besoj që ata dinë t’i rregullojnë punët e veta”, tha Konjufca.

Ai tha se takimi i kryeministrit në detyrë, kryetarit të LVV-së, Glauk Konjufca me kryetarin e LDK-së, Lumir abdixhiku dhe ish-presidenten Vjosa Osmani i ka bërë ata “më optimistë”.

:Por sa i përket bashkëpunimit me neve, më është dukur që pas takimit të kryeministrit Kurti me presidenten Osmani dhe me zotin Abdixhiku, më duket se ka pasur kësaj radhe një tjetër natyrë diskutimi prej herave të kaluara dhe kjo na ka bërë më optimistë se një zgjidhje mund të gjendet së shpejti”, tha Konjufca.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka pezulluar bisedimet me LVV-në për formimin e institucioneve të reja, pasi në selinë e partisë u dorëzuan rreth 150 nënshkrime të delegatëve të kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i partisë.

Së shpejti pritet të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së ku do të testohet besimi brendapartiak ndaj Abdixhikut, i cili ka alarmuar se ky proces mund ta dëmtojë partinë “pariparueshëm nga brenda dhe ta lë Kosovën pa institucione dhe potencialisht përballë zgjedhjeve të reja në vjeshtë”.

Related

Previous Post

Vërshimet godasin Rahovecin, dëme të mëdha në bujqësi.

Next Post

Reshjet e dendura sjellin probleme në Brekoc, zjarrfikësit intervenojnë.

Next Post
Reshjet e dendura sjellin probleme në Brekoc, zjarrfikësit intervenojnë.

Reshjet e dendura sjellin probleme në Brekoc, zjarrfikësit intervenojnë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.