Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Aksion i madh policor në Prishtinë: 13 armë jashtë qarkullimit dhe qindra urdhëresa të zbatuara”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
27/07/2026
in Category
0
“Aksion i madh policor në Prishtinë: 13 armë jashtë qarkullimit dhe qindra urdhëresa të zbatuara”.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia Rajonale e Prishtinës ka vazhduar aktivitetet për zbatimin e urdhëresave të gjykatës dhe rritjen e sigurisë publike gjatë javës së kaluar.

Sipas njoftimit të Policisë, në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara janë realizuar gjithsej 228 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 52 për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë kryer obligimet e përcaktuara.

Gjatë këtyre aktiviteteve, policia ka ndërmarrë masa edhe në fushën e sigurisë, ku ka sekuestruar 13 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërkohë, në kuadër të kontrolleve në trafik, gjatë së njëjtës periudhë janë shqiptuar 4 mijë e 416 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit. Nga ky numër, 688 kundërvajtje janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe radarëve mobilë.

Policia Rajonale e Prishtinës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e veprave penale, respektimin e ligjit dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

 

 

Related

Previous Post

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore, ja linku ku mund të aplikoni.

Next Post

“Dëshmi të reja në rastin Ibër Lepenc? Seanca ndërpritet pas provave të reja të ADN-së”.

Next Post
“Dëshmi të reja në rastin Ibër Lepenc? Seanca ndërpritet pas provave të reja të ADN-së”.

“Dëshmi të reja në rastin Ibër Lepenc? Seanca ndërpritet pas provave të reja të ADN-së”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.