Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Festivali që pushton Kosovën – gjithçka gati për edicionin e radhës të Sunny Hill.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
28/07/2026
in Category
0
Festivali që pushton Kosovën – gjithçka gati për edicionin e radhës të Sunny Hill.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtina po bëhet gati për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit, pasi nga e premtja nis edicioni i radhës i “Sunny Hill Festival”. Festivali pritet të sjellë në kryeqytet mijëra adhurues të muzikës nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës, duke krijuar sërish atmosferën unike që e ka karakterizuar këtë ngja

 

Prishtina po bëhet gati për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit, pasi nga e premtja nis edicioni i radhës i “Sunny Hill Festival”.
Festivali pritet të sjellë në kryeqytet mijëra adhurues të muzikës nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës, duke krijuar sërish atmosferën unike që e ka karakterizuar këtë ngjarje.
Organizatorët kanë bërë të ditur se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe se gjithçka po ecën sipas planit.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, njëri prej organizatorëve të festivalit, Fat Gjakova, tha se ekipet janë duke përfunduar punët e fundit për skenat dhe produksionin.
“Gjithçka po shkon sipas planit. Këto ditë po përfundojnë të gjitha skenat, ndërsa produksioni ka filluar që një ose dy javë më herët. Jemi shumë afër dhe mezi po presim të bëhet e premte”, u shpreh Gjakova.
– YouTube www.youtube.com
Ai bëri të ditur se nga sot pritet të nisë edhe ardhja e artistëve në Kosovë, teksa deri nesër pritet që të gjithë performuesit të jenë të pranishëm në Prishtinë për përgatitjet para nisjes së festivalit.
“Sunny Hill Festival” është kthyer tashmë në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe muzikore në rajon, duke tërhequr emra të njohur të skenës ndërkombëtare dhe duke e vendosur Kosovën në qendër të vëmendjes së adhuruesve të muzikës.

 

Përveç performancave muzikore, festivali pritet të sjellë edhe një atmosferë të veçantë në qytet, me vizitorë të shumtë, aktivitete dhe një energji që shoqëron çdo edicion të tij.

Related

Previous Post

Sekuestrohen pesë vetura nga Koreja e Jugut, dyshime për manipulim të të dhënave në Vushtrri.

Next Post

Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta.

Next Post
Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta.

Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.