Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është shpallur i pafajshëm për akuzën për frikësim të dëshmitarëve në rastin për krime lufte, të njohur si “Drenica”.
Të pafajshëm janë shpallur edhe Ismet Haxha, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Bajram Dibrani dhe Sheremet Jashari.
Trupi gjykues ka vendosur se nuk janë provuar akuzat e ngritura ndaj të pandehurve, duke i liruar ata nga përgjegjësia penale për veprat me të cilat ngarkoheshin.
Rasti “Drenica” lidhet me pretendimet për krime lufte dhe zhvillimet e periudhës së luftës në Kosovë, ndërsa procesi gjyqësor ka kaluar nëpër disa faza dhe rigjykime.
Vendimi i gjykatës vjen pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive të paraqitura gjatë procesit gjyqësor.

