Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Cakolli: Kosova s’mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e Presidentit.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
31/07/2026
in Category
0
Cakolli: Kosova s’mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e Presidentit.
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me çështjen e ushtrimit të detyrës së Presidentit, duke theksuar se vendi nuk duhet të mbetet pa kreun e shtetit, por as të vazhdojë pa afat me ushtrues detyre.

Cakolli ka vlerësuar se zgjidhja e vetme është zgjedhja e Presidentit të ri brenda afatit kushtetues, më së voni deri më 4 tetor.

Sipas tij, një dështim eventual i partive politike për ta zgjedhur Presidentin nuk mund dhe nuk duhet të përdoret si arsyetim për tejkalimin e kufirit kushtetues të ushtrimit të detyrës, e aq më pak për të krijuar një mandat të ri gjashtëmujor për secilin kryetar të ri të Kuvendit që do ta ushtronte këtë funksion.

“Nëse moszgjedhja e Presidentit do të mjaftonte për vazhdimin e ushtrimit të detyrës përtej gjashtë muajve, atëherë vetë afati kushtetues do ta humbiste kuptimin:.

Ai paralajmëron se një interpretim i tillë do t’u mundësonte partive politike ta bllokonin zgjedhjen e Presidentit, të ndërronin kryetarin e Kuvendit dhe, në këtë mënyrë, ta mbanin postin e Presidentit për një kohë të pacaktuar me ushtrues detyre.

 

 

Related

Previous Post

Gjendet e vdekur një grua në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt.

Next Post

Paris Guri: Përparim Rama duhet të jetë anëtar i LDK-së për të kandiduar për kryetar të partisë.

Next Post
Paris Guri: Përparim Rama duhet të jetë anëtar i LDK-së për të kandiduar për kryetar të partisë.

Paris Guri: Përparim Rama duhet të jetë anëtar i LDK-së për të kandiduar për kryetar të partisë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.