Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga Interpoli, përdorte identitetin e një të vdekuri.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
31/07/2026
in Category
0
Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga Interpoli, përdorte identitetin e një të vdekuri.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), si dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar të zbatimit të ligjit, ka zhvilluar një operacion të suksesshëm, i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi.

Ai dyshohet për veprat penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’ nga neni 390 të kodit penal të Republikës së Kosovës, dhe ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’, nga neni 395 i KPRK-së.

Sipas prokurorisë rasti ka filluar me 17 qershor 2026, kur një person me inicialet B.K., është paraqitur në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) për të vazhduar dokumentet e identifikimit me të cilat ishte pajisur vite më parë.

Gjatë procedurave të verifikimit, zyrtarët kompetentë kanë konstatuar se identiteti i paraqitur i përkiste një personi të ndjerë prej shumë vjetësh, duke ngritur dyshime se identiteti ishte keqpërdorur.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të para hetimore, i dyshuari është shoqëruar në polici dhe është intervistuar në prani të mbrojtësit të tij.

Ai ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për të mos u deklaruar. Me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, ndërsa më pas Gjykata kompetente ka caktuar masën e paraburgimit.

Me qëllim të verifikimit të identitetit të tij të vërtetë, Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë iniciuar bashkëpunim të menjëhershëm policor ndërkombëtar përmes Interpolit dhe Europolit, duke shpërndarë të dhënat e tij, përfshirë edhe gjurmët e gishtërinjve.

Nga informacionet e pranuara përmes kanaleve zyrtare të bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet e Gjermanisë, Francës, Austrisë, Belgjikës, Shqipërisë, Hungarisë dhe shteteve të tjera partnere, është konfirmuar se i dyshuari ka përdorur (5) identitete të ndryshme, kryesisht të lidhura me Greqinë, Shqipërinë dhe Kosovën, me të cilat kishte vepruar dhe lëvizur në disa shtete evropiane.

Si rezultat i hetimeve të mëtejshme dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e Gjermanisë dhe Shqipërisë, është bërë i mundur identifikimi i identitetit të tij autentik.

Është konfirmuar se personi i ndaluar është shtetas i Republikës së Shqipërisë me inicialet E.K., i cili figuronte në sistemet ndërkombëtare të kërkimit me njoftim të kuq (‘’Red Notice’’) të interpolit.

Autoritetet e Republikës së Shqipërisë kanë konfirmuar identitetin e tij dhe kanë njoftuar se ai është i dënuar me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim për veprat penale ‘’Vrasje’’ dhe ‘’Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në zbatimin e ligjit, forcimin e bashkëpunimit me partnerët vendor dhe ndërkombëtarë, si dhe sjelljen para drejtësisë të çdo personi që bie ndesh me ligjin.

 

Related

Previous Post

Nexhmedin Spahiu: Kurtit i rrezikohet pushteti nëse lirohet Hashim Thaçi.

Next Post

Përplasje verbale mes dy asamblistëve në Kuvendin Komunal të Pejës, ndërpritet seanca.

Next Post
Përplasje verbale mes dy asamblistëve në Kuvendin Komunal të Pejës, ndërpritet seanca.

Përplasje verbale mes dy asamblistëve në Kuvendin Komunal të Pejës, ndërpritet seanca.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.